Regjistrim i trajnerëve të fitnesit për Licencë Nacionale

Publikuar më 01 Октомври, 2018 Lajme, Seminare


Qendra për Edukim të trajnerëve pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë ka hapur procesin e regjistrimit për trajnerët-kandidatë për marrjen e Licencës Nacionale për trajnerët e fitnesit në futboll. Seminari për këtë lloj të licencave do të organizohet në dy seanca. Seminari i parë do të mbahet prej 29 deri 31 tetor 2018 ku përveç prezantuesve nga vendi i pranishëm do të jetë edhe një instruktor nga UEFA për trajnim fizik të futbollistëve të rinjë. Kursi kushton 200 euro, gjegjësisht një tarifë prej 100 euro për secilin prej dy seminarëve. Pagesa bëhet në llogarinë e Federatës së futbollit të Maqedonisë.

Kandidatët e intersuar duhet të paraqesin një kërkesë personale për regjistrim me dokumentet e bashkangjitura për përmbushjen e kushteve.

Kërkesat për regjistrim:

- UEFA B Diplomë ose diplomë për kryerje të Fakultetit për Edukim Fizik, Spor dhe Shëndet;

- Biografi e kandidatit me detaje të arsimit dhe përvojës së punës;

- Një kopje të fletëpagesës së këstit të parë në vlerë prej 100 eurove në kundërvlerë në denarë;

- Dëshmi se kandidati nuk ka vuajtur dënim;

Në aplikimin për regjistrim, kandidatët detyrimisht të shënojnë një numër telefoni dhe adresë elektronike (email) funksionale. Regjistrimi zgjat deri më 19 tetor 2018. Pas përfundimit të regjistrimit, do të formohet grupi që do të përbëhet maksimalisht nga 25 trajnerë-kandidatë. Nëse do të ketë më shumë aplikime, përparësi do t’u jepet kandidatëve që në 5 vitet e fundit kanë punuar së paku dy vite në klub futbolli.

Pagesa bëhet në llogarinë bankare të FFM-së:

300-000001599760 Banka Komerciale

Pranuesi: FFM – Shkup

Qëllimi i pagesës: Për kurs për licencë për fitness

Më shumë informata rreth kursit për të interesuarit mund të merren në emailin: mario.gjurcinovski@ffm.com.mk



   
   
Reprezentacioni A