Regjistrim i trajnerëve kandidatë për UEFA B diplomë

Publikuar më 11 Септември, 2020 Lajme, Seminare


Qendra për Edukim pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë shpall konkurs për regjistrim të trajnerëve-kandidatëve për ndjekje të kursit për paisje më UEFA B Diplomë.

Për UEFA B Diplimë - 20 vende për të cilat kandidatët duhet të plotësojnë kushtet në vijim:

- Kërkesë për regjistrim me informacionet: adresë elektronike (e-mail), numër telefoni për kontakt dhe dokumentet që pasojnë:

- Shtetas i Republikës së Maqedonisë dhe moshë minimale 22 vjeç (kopje të pasaportës apo letërnjoftimit)

- Të ketë të kryer të paktën shkollën e mesme  - 4 vite (kopje e diplomës)

- Të paktën 4 (katër) vite përvojë në futboll si lojtar në kategori të seniorëve në çfarëdo qoftë niveli (vërtetim nga klubi apo Lidhje Futbollistike Komunale nëse klubi nuk ekziston) - dokumente origjinale

- Vërtetim shëndetësor - origjinal

- Fletpagesë prej 100 euro në kundërvlerë denarësh në llogari të FFM-së si këst i parë (kursi kushton gjithsej 482 euro dhe në këto mjete nuk llogariten harxhimet për rrugë dhe akomodim 2 herë ngë 7 ditë në vendin e mbajtjes së kursit).

- Dy fotografi të formatit për letërnjoftim

Pagesa të bëhet në xhiro llogarinë e FFM-së:

300000001599760 - Banka Komerciale

Pranues - FFM Shkup

Qëllimi i pagesës: Për UEFA B kurs

Në qoftë se paraqiten mbi 20 kandidatë për kursin, Qendra për Edukim pranë FFM-së formulon listën sipas principit kush aplikon i pari - regjistrohet i pari. Kandidatët që nuk do të hyjnë në mesin e 20 të pranuarve do të zhvendosen për terminin e rradhës për kursin e UEFA B Diplomës.

Kandidatët e interesuar kërkesat dhe dokumentet e tyre duhet t'i dorëzojnë në arkivën e FFM-së apo përmes postës në adresën Bul. ASNOM 21, 1000 Shkup - më së voni deri më 21.09.2020, pas mbylljes së konkursit dhe formimit të grupit, kandidatët e pranuar do të njoftohen për terminet e mbajtjes së seminareve. 

Gjithë kandidatët që do të pranohen në grup para ardhjes në kurs detyrimisht duhet të bëjnë PCR test për COVID-19 dhe të njejtin ta tregojnë para mbajtjes së seminarit. 

Gjithashtu, FFM përmes mjeteve të UEFA-së për zhvillim të futbollit të femrave mundëson bursë për të paktën 10 (dhjetë) femra/trajnere të cilat do të paraqiten për Kursin UEFA B dhe të cilat do të plotësojnë kriteriumet e lartëpërmendura. 

Në vazhdim mund të shkarkoni kërkesën për aplikim për Diplomën B të UEFA-së

Aplikimi për UEFA B kurs.doc 

Qendra për Edukim.



   
   
Reprezentacioni A