Reagim i FFM-së në lidhje me komunikatën e Habib Shaqirit të publikuar në Makedonski Sport

Publikuar më 01 Февруари, 2017 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë ndjehet e thirur të jep përgjigje pretendimeve në komunikatën e firmosur nga zotëri Habib Shaqiri e publikuar në numrin e sotëm të Makedonski Sportit.

Federata e futbollit të Maqedonisë nuk është e befasuar nga gadishmëria e njerëzve të caktuar për të nxjerë të dhëna të pavërteta, të gjitha me qëllim për të shtyrë edhe Federatën e futbollit të Maqedonisë në kampanjë të pistë, me këtë rast duke menduar se në atë mënyrë do të fshehin të vërtetën nga opinioni në lidhje me ndodhitë në LFK Tetovë.

Është e qartë se personi që fshihet pas kësaj komunikate nuk është i njoftuar me mënyrën e punës së Federatës së futbollit të Maqedonisë. Gjithashtu është shumë e qartë se nuk egziston vetëdije për pasojat e LFK Tetovë, që mund të vijnë nga aktivitetet e zhvilluara para dhe pas mbajtjes së Kuvendit vjetor për 25.01.2017.

Në aspekt të parregullësive të cekura, ndërsa më qëllim që në mënyrë të drejtë të dëshmojmë ndodhitë në LFK Tetovë dhe në të njëjtën kohë të njoftojmë opinionin për mënyrën tonë të punës, Federata e futbollit të Maqedonisë publikoi vendimin e KD të sjellur më 20.01.2017.

 Фудбалската федерација на Македонија ја објавува Одлуката на УО донесена на 30.01.2017 година..pdf 

Shembull me të cilin dëshmohen parregullsitë në Kuvendin e LFK Tetovë ka të bëjë me shtimin e pikës së re në vendimin tani më të sjellur (paraprakisht të dorëzuar në FFM) për vërtetimin e formacionit të delegatëve në kuvend të cilët dalin nga arbitrat, trajnerët dhe punëtorët sportiv (shih fotografinë)

Për mënyrën e punës së LFK Tetovë dhe dokumentacionit të cilin ata e kanë dorëzuar në FFM, ndërsa në bazë të të cilit thiren në komunikatën e tyre shihni më poshtë:

“Në fakt në vendimin paraprak të dorëzuar deri te FFM nga KD i LFK Tetovë më 20.01.2017 që ka të bëjë më shkarkimin dhe emërimin e Sekretarit të LFK Tetovë dhe që nuk është firmosur nga vetë personi, por në vendin për nënshkrim shkruan: Nën kryetar Mirçevski Borçe thuhet

1. Pranohet dorëheqja e z. Kushtrim Halilit nga pozita Sekretar i LFK Tetovë.

2. Sekretar i përkohëshëm i LFK Tetovë emërohet z. Dashmir Beari.

3. Vendimet vijnë në fuqi nga dita e marrjes së tyre.

Në vendin e KD të LFK Tetovë të 20.01.2017 e cila gjithashtu ka të bëjë me shkarkimin dhe emërimin e Sekretarit të LFK Tetovë, e doërzuar në mënyrë plotësuese në FFM më datë 28.01.2017 (e bashkangjitur me dokumentacionin e Kuvendit të LFK Tetovë), në të cilën njëjtë si në rastin paraprak në vendin për nënshkrim qëndron: Nën-kryetar Mirçevski Borçe në dispozitë është shtuar nen i ri 3, përveç të lartëpërmendurve, dhe tani në dispozitën e vendimit gjoja të sjellë në KD të LFK Tetovë më 20.01.2017 thuhet:

1. Pranohet dorëheqja e z. Kushtrim Halilit nga pozita Sekretar i LFK Tetovë

2. Sekretar i përkohëshëm i LFK Tetovë emërohet z. Dashmir Beari.

3. Pranimi i numrit të delegatëve (në numër 42 që me kohësipas afatit të verifikuar nga KD të propozuar prej klubeve, këshillim i punëtorëve sportiv, këshilli i trajnerëve të futbollit dhe këshilli i arbitrave të LFK Tetovë) në Kuvendin e rregull (zgjedhor) vjetor të LFK Tetovë

3. Vendimet vijnë në fuqi nga dita e marrjes së tyre.

Vendimet e dorëzuara në mënyrë të këtillë lidhen me të njëjtin akt ligjor – dorheqja dhe emërimi i Sekretarit në LFK, e qartë në dy paragrafët e parë të vendimeve. Plotësimi i vendimit i dorëzuar pas mbajtjes së Kuvendit me paragraf të tretë me pretendim se është sjellë në seancën e 20.01.2017 flet për qëllimin e krijimit të dokumentacionit të rrjeshëm dhe jo për vendim të marrë nga Këshilli Drejtues më datë 20.01.2017 që konfirmohet nga sqarimet e lartëpërmendura.

Organizatori i Kuvendit të LFK Tetovë në këtë mënyrë është përpjekur të plotësojë mungesë në procedurën e cila i ka parapri mbajtjes së Kuvendit të rregullt vjetor, megjithatë ka bërë lëshim se vendimi për shkakrim, paraprakisht e kishin lëshuar një herë në FFM me tekst ndryshe nga i dyti.


Në aspekt të akuzave subjektive se Federatës së futbollit të Maqedonisë i pengon kandidatura e z. Mirsad Jonuz për president të FFM-së, ashpër demantojmë dhe nënvizojmë se kandadaturë për president të FFM nuk mund t’i penojë FFM-së, pasi çdo kandidaturë për pozitën e kryetarit të FFM-së është e mirëseardhur.

FFM punon në përputhje me Statutin dhe rregulloret dhe pret të njëjtën gjë edhe prej anëtarëve të saj.

Federata e futbollit të Maqedonisë shpreh keqardhje për faktin se kandidatura për president të FFM-së e z. Mirsad Jonuz nuk mund të përpunohet, sepse vendimi është marrë në Kuvend që është organizuar dhe mbajtur në kundërshtim me rregulloren dhe aktet e LFK Tetovë.

Në fund vlerësojmë se kjo mënyrë e komunikimit nuk korrespondon me praktikën e FFM-së.

Nëse ekzistojnë vërejtje, të njëjtat duhet të adresohen dhe zgjidhen në mënyrë instituciale. 




   
   
Reprezentacioni A