Radeski, Babunski, Aleksovski, Zajkov: Forca jonë është kolektivi, jemi krenar për performansën

Publikuar më 29 Март, 2016 Lajme, Deri më 21 vjet


Reprezentuesit e përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Marjan Radeski, Gjoko Zajkov, David Babunski dhe Igor Aleksovski kanë shprehur impresionet e tyre pas ndeshjes së zhvilluara me Francën e fuqishme në teren mysafir.

“Kemi luajtur shkëlqyeshëm, gjithë lojtarët lanë zemrën në teren, ishim të diciplinuar dhe të motivuar për të arritur rezultat pozitiv. Do të mundohemi të përparojmë nga ndeshja në ndeshje”, deklaroi Marjan Radeski.

“Pas një paraqitje të këtillë ndjenja është e mrekullueshme. Jemi krenar për lojën që kemi treguar. Ne jemi një skuadër e tillë që tani ndjejmë keqardhje që nuk fituam Francën, forca jonë është kolektivi, ndësa ashtu do të jetë edhe në të ardhmen. Kjo gjeneratë sërisht konfirmoi se posedon cilësi, shpresoj se tani edhe në vendin tonë do të na shikojnë ndryshe dhe të kuptojnë se sa vlen ky ekip”, thotë Gjoko Zajkov.

“Kemi neutralizuar Francën, bile mendoj se kemi qenë më të mirë në fushë. Më vjen keq që nuk arritëm të fitojmë. Mund të jemi krenar për atë që treguam, ishim të fortë, të motivuar dhe treguam karakter. Në këtë gjeneratë të gjithë duhet të besojnë, nevojitet mbështetje në çdo aspekt. Ne mund të premtojmë se do të vazhdojmë në luftën për arritjen e rezultateve sa më të mira”, u shpreh David Babunski.

“Kemi arritur të marrim rezultat të shkëlqyeshëm. Aspak nuk kemi qenë në rol inferior. Jemi krenar për atë që treguam, të gjithë në ekip meritojnë përgëzime. Nuk është punë e vogël që në një stadium të plotë më tifozë, në teren mysafir në një mënyrë të tillë t’i kundërvihesh një përfaqësuesja si që është Franca. Unë vetëm kam kryer punën time dhe më vjen mirë që kisha disa intervenime të shkëlqyeshme. Mirëpo e them se të gjithë futbollistët meritojnë lëvdata për performansën e treguar”, deklaroi portieri Igor Aleksovski. 



   
   
Reprezentacioni A