Publikuar më 09 Мај, 2014 në Kupa e Maqedonisë
Pas një pauze disavjeçare trofeu i Kupës së Maqedonisë rikthehet në kryeqendër. Të mërkurën me fillim në orën 20:00 në Arenën Nacionale ‘Filipi i Dytë’ në finalen e Kupës përballen Metalurgu dhe Rabotniçki. Për Metalurgun kjo është finalja e dytë, ndërsa kanë triumfuar në pjesëmarjen e vetme. Në vitin 2011 në Prilep, Metalurgu fitoi trofeun e Kupës pasi mundi 2:0 Teteksin. Ndërkohë Rabotniçki do të tentojë që për herë të tretë në histori të rëmbejë trofeun e Kupës së Maqedonisë. Në vitin 2008 Rabotniçki fitoi për herë të parë Kupën, pasi mundi 2:0 Milanon. Trofeu u mbrojt sezonin e ardhshëm kur pas egzekutimit më të mirë të penaltive ‘romantikët’ fituan 6:5 Makedonija Gj.P.
Fituesi i edicionit të kaluar Teteksi këtë vit u eliminua nga Metalurgu, ndërsa Rabotniçki përmes penaltive kaloi Bregallnicën e Shtipit. Finalja është si qershi mbi tortë pas sezonit të mirë për të dy skuadrat. Deri tani gjatë historisë së Kupës së Maqedonisë ka pasur pesë finale ku janë përballur ekipe nga Shkupi. Tre herë janë përballur Vardari dhe Shkupi (ish-Slloga Jugomagnati), ndërsa në tre finalet tjera janë përballur Cementarnica-Shkupi (ish-Slloga) dhe Makedonija Gj.P.-Rabotniçki. Edhe vitin e kaluar kishim finale ndërmjet skuadrave nga i njëjti qytet, pasi u përballën rivalët e Tetovës, Shkëndija dhe Teteksi.
“Kampionati luhet gjatë gjithë vitit. Kjo është ndeshje tërësisht ndryshe dhe përballjet e këtilla kanë një rëndësi të veçantë. Rabotniçki është skuadër kualitative, për çka më mirë flet fakti se ata janë lider në renditje të kampionatit. Punojnë shumë mirë me kategoritë e reja, mirëpo edhe ne jemi në rrugë të mirë, me pjesëmarjen kadetëve dhe juniroëve sezonin e kaluar dhe këtë vit në finalet e Kupës. Të dyja ekipet kanë merituar finalen, pasi që kanë treguar më shumë. Festë futbolli. Në ndeshje të këtilla tregohet kualiteti dhe madhështia e lojtarëve”, u shpreh trajneri i Metalurgut, Srgjan Zaharievski.
Trajneri i Rabotniçkit, Igor Anellovski vlerëson se nuk ka motiv më të madh se sa fakti që fituesi do të mbetet i shënuar në historinë e futbollit.
“Në finale secili luan me motiv të veçantë. Finalja është ndeshje që është festë për secilin, pasi që vetëm fituesi mbetet i shkruar në histori. Në këtë moment të dyja skuadrat pjesëmarëse luajnë futboll të shkëqlyeshëm. Këtë sezon kemi luajtur tre ndeshje me Metalurgun dhe nuk kemi fitore. Besoj se e njëjta do të vijë në ndeshjen më të rëndësishme të këtij viti”, deklaroi Angellovski.
Me optimizëm para takimit final flasin edhe kapitenët e dy skuadrave, Todorovski dhe Krstev. “Kohë më parë pësuam nga kundërshtari me të cilin do të luajmë në finale. Motiv shtesë është që të luajmë për bashkëlojtarin tonë të lënduar Stefan Vujçiç, si dhe për gjithë ne. Shpresoj që në fund ne të jemi fituesit e trofeut”, deklaroi kapiteni i Rabotniçkit, Bllagoja Todorovski, ndërsa homologu i tij nga tabori i Metalurgut, Mile Krstev shprehet: “Të luash në finale është nder i veçantë për çdo futbollist. Shpresoj që të luajmë lojë kualitative dhe të fitojë më i miri. Nuk ka dilemma se gjithë aktorët do të japin maksimumin në këtë ndeshje dhe se do të prezentohen në mënyrë të denjë”, tha Krstev.
Që gjithë finalja të jetë plotësisht e Shkupit, u përkujdesën edhe deleguesit e arbitrit kryesor. Drejtësinë do ta ndajë Dimitar Meçkarovski, me asistentët Marjan Kirovski dhe Goce Petreski. Arbitra pas portave do të jenë Aleksandar Stavrev dhe prilepasi i vetëm Goran Spirkoski. Arbitër i katërt është Nikolla Karakolev nga Shtipi.