Publikuar më 20 Мај, 2015 në Lajme
Futbollistët e Rabotniçkit në finalen e 23-të të Kupës së Maqedonisë me përmbysje në pjesën e dytë fituan Teteksin në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Skuadra tetovare pas pjesës së parë kishte epërsi 1:0 pasi Svetan Çurlinov realizoi në minutën e 45-të. Kapiteni Bobi Bozhinovski ishte asistent në golin e avantazhit të Teteksit. Futbollistët e Rabotniçkit në pjesën e parë kishin vetëm dy gjysmëraste përmes Ilijoskit dhe Altiparmakovskit.
Mirëpo Rabotniçki konsolidoi rradhët
në pjesën e dytë, fillimisht Anene nuk realizoi mundësi të shkëlqyeshme për të
barazuar në minutën e 65-të, që pas pesë minutave Bazhe Ilijoski me mjeshtëri të
realizojë për 1:1. Në minutën e 71 Najdoski i Teteksit doli me karton të kuq
pas një starti të ashpër, ndërsa kundërshtari ndëshkoi me gol tjetër dhe epërsi
2:1. Marjan Altiparmakovski ishte autor i golit pas asistit të Anenes. Në 20-të
minutat e fundit të ndeshjes Rabotniçki në mënyrë rutinore ruajti epërsinë,
duke mos lejuar Teteksin të rrezikojë portën e Efremovit.