Publikuar më 23 Мај, 2017 në Lajme
Skuadra e të rrinjëve të Rabotniçkit ka fituar Kupën e Maqedonisë. Në finalen e luajtur në Ohër, Rabotniçki mundi 3:1 kundër Akademia Pandevit. Pasi që më herët fituan në konkurencë të kadetëve kundër të njejtit rival, "romantikët" pas dite sërish ishin bindës përballë strumicasve.
Elif Elmas në minutën e 9-të nga gjuajtja e lirë shënoi për 1:0, ndërsa mesfushori i talentuar ofenziv që është përfshirë në listën e përfaqësueses A të Maqedonisë në minutën e 27-të dyfishoi rezultatin. Akademia Pandev përmes Hristijan Trapanovskit zbuti rezultatin në 2:1 në minutën e 60-të, mirëpo vetëm katër minuta më vonë Lavdrim Fejzuli shënoi golin e tretë për Rabotniçkin, duke zgjidhur çështjen e fituesit.
Të mërkurën në stadiumin "Burimet e Bilijanës" në Ohër luhen dy finalet e Kupës në konkurencë të pionerëve.
Ndeshjet mund ti ndiqni direkt në tv.ffm.mk