Qendra për edukim fillon me edukimin e trajnerëve për futsall

Publikuar më 26 Ноември, 2016 Lajme


Qendra për Edukim pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë fillon me edukimin e trajnerëve për futsall të cilët do të pajisen me Diplomë të UEFA-së, ndërsa sipas konventës së UEFA-së parashihet trajnim dhe liçencim i trajnerëve për futsall të cilët punojnë në klube dhe përfaqësuese. 

Seminari i parë nga kursi do të mbahet prej 4-7 dhjetor 2016 në Hotelin Aleksandar Pallas-Shkup në kuadër të të cilit do të jetë edhe turneu ndërkombëtarë për përfaqësueset A. Si prezentues të temave teoriko-praktike do të jenë seleksionuesi i Portugalisë, Horhe Braz, futbollisti më i mirë në botë për fustall Rikardinjo, seleksionuesi i përfaqësueses së futsallit të Maqedonisë, Ivan Bozhoviq, ish-seleksionuesi i Maqedonisë, Vasko Skenderovski si dhe ligjerues tjerë profesional.

Në këtë seminar detyrimisht duhet të paraqiten gjithë trajnerët e ekipeve të Ligës së Parë dhe të Dytë, trajnerët e përfaqësueseve, por edhe gjithë ata që i plotësojnë kriterikumet më poshtë të shënuara.

Organizimi i këtij seminari dhe edukimi i trajnerëve të futsallit është në përputhmëri me kërkesat e UEFA-së e cila ka miratuar programin dhe ka emëruar mentor që do të kontrollojë punën dhe ai është zotëri Pjotër Maranda nga Polonia.

Në vazhdim ju njoftojmë për dokumentet e nevojshme të cilat trajnerët duhet t’i dorëzojnë te Qendra për Edukim më së voni deri më 29.11.2016 në FFM te Mario Gjurçinovski apo përmes postës së rregullt:

- Kopje e pasaportës;

- Kopje e diplomës për përfundimin e shkollës së mesme;

- Vërtetim mjekësor;

- Vërtetim nga klub futsalli se është trajner aktiv në sezonin garues 2016/17 në Ligën e Parë apo të Dytë; ose

- Dëshmi nga klub(e) futsalli se ka luajtur së paku 3 (tre) sezone në Ligën e Parë apo të Dytë të futsallit; ose

- 15 (pesëmbëshjetë) parqitje për përfaqësuesen e futsallit të Maqedonisë – vërtetim nga FFM

- Fletpagesë prej 100,оо eurove në kundërvlerë të denarëve (kësti i parë) për UEFA B futsall kurs;

Pagesa bëhet në xhirollogarinë e FFM-së:

300000001599760 Banka Komerciale

Me shënim: Për UEFA Kursin B për futsall



   
   
Reprezentacioni A