Qëllimi është të përmirësojmë ambientin futbollistik. Mbledhje e Komesarëve për siguri të ekipeve

Publikuar më 13 Февруари, 2015 Lajme

Në zyrat e Federatës së futbollit të Maqedonisë u zhvillua mbledhje pune ndërmjet përfaqësuesve të Komisionit për siguri të FFM-së dhe komesarëve dhe zëvendës-komesarëve për siguri të skuadrave të Ligës së Parë dhe të Dytë.

Tema kryesore e mbledhjes ishte fillimi i gjysmëstinorit pranveror të sezonit garues 2014/2015, ndërsa u diskutua edhe në tema aktuale të cilat mund të kontribuojnë në zhvillimin e garës.

Kryetari i komisionit për siguri të FFM-së, Zoran Sazdov në fjalimin hapës të mbledhjes dha raport të situatës së sigurisë të ndeshjeve të zhvilluara në gjysmësezonin vjeshtor të këtij sezoni garues.

“Në gjysmësezonin vjeshtor në ndeshjet e kampionatit vendor u evidentuan disa incidente, mes të cilëve më seriozi ndodhi në ndeshjen derbi në Manastir, ndërmjet Pelisterit dhe Vardarit. Në takimet tjera janë vërejtur dhe evidentuar shpalosje të parollave dhe transparenteve me tekst të pahijshëm, thirje me përmbajtje të urejtjes nacionale dhe fetare, futje dhe ndezje të mjeteve piroteknike në tribuna dhe udhje të gjësendeve të forta në teren. Në drejtim të përmirësimit të ambientit futbollistik në kampionatin vendor, në vigjilie të startit të gjysmësezonit pranveror, nga ana e komisionit për siguri të FFM-së inicohen mbledhje me përfaqësuesit e klubeve, anëtarët e grupevacioneve të tifozëve, komesarëve për siguri të skuadrave dhe përfaqësues të Ministrisë për Punë të Brendshme. Në mbledhjen e fundit sërisht kemi cektur aktivitetet e shënuara nga FFM dhe UEFA të cilat duhet të respektohen, si dhe rregullat ligjor, të cilat duhet të respektohen gjatë organizimit të një ndeshjeje. Bashkarisht kemi elaboruar Rregulloren për siguri të FFM-së, ligjin për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së pahijshme në terenet sportive dhe ligjin për sport. Gjithashtu, u shqyrtua edhe një pjesë e Rregullores për gara dhe Rregullores Disciplinore. Qëllimi ynë, bashkë me klubet, është që të krijojmë kushte për zhvillimin e ndeshjeve në të cilat loja e futbollist dhe mbiluajtja në teren do të jenë në plan të parë. Na gëzon fakti se klubet përshëndesin mbledhjet e këtilla në të cilat detalisht njoftohen për masat dhe aktivitetet të cilat duhet t’i ndërmarin”, deklaroi Zoran Sazdov, kryetari i Komisionit për Siguri të FFM-së.

Në pjesën e sigurisë u cek roli i delegatëve të ndeshjeve në aktivitetet e nevojshme kundër sjelljes së dhunshme si dhe thirrjeve nacionale e fetare në tribuna. 




   
   
Reprezentacioni A