Publikuar më 22 Мај, 2018 në Lajme
Në
vigjilie të finales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Pelisterit dhe Shkëndijës sot në stadiumin “Mlladost”
në Strumicë në konferencë për shtyp u shfaqën trajnerët (Nexhat Husein-Pelister
dhe Qatip Osmani-Shkëndija) dhe kapitenët (Bllagojç Markovski-Pelister dhe
Ferhan Hasani-Shkëndija) e dy skuadrave.
“Shkëndija
hyn në këtë ndeshje si favorit i madh. Në mënyrë bindëse fituan kampionatin, ndërsa
me mënyrën si e bënë këtë treguan sekanë ekipin më të mirë në Maqedoni në vitet
e fundit. Ne jemi në finale dhe do të mundohemi të kundërvihemi në mënyrën më të
mirë. Nuk dorëzohemi para kohe, përkundrazi shpresoj të luajmë futboll të mirë
dhe do të luftojmë deri në fund”, deklaroi trajneri i Pelisterit, Nexhat
Husein.
"Na
pret finale, kjo është më me rëndësi. Nuk duhet të gënjehemi nga rezultatet e
kampionatit. Kjo është një ndeshje dhe duhet ta marrim maksimalisht serioz. Qëllimi
ynë është titulli edhe në Kupën e Maqedonisë dhe do të japim gjithçka për ta
fituar atë. Respektojmë Pelisterin, por më me rëndësi jemi ne. Kemi mundësi të mirë
të fitojmë për sukses më të madh në historinë e klubit dhe do të japim gjithçka
nga vetja për të realizuar këtë”, tha trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.
Bllagojçe
Markovski (Pelister) deklaroi se ekipi i tij nuk do të dalë me ‘flamur të bardhë’
në finalen e nesërme dhe shpreson në luftë të madhe dhe ndeshje të mirë. Ferhan
Hasani (Shkëndija) shtoi se Shkëndija këtë sezon ka për qëllim të fitoi
titullin e dyfishtë, mirëpo këtë duhet ta dëshmojnë në finalen nesërme.
Finalja e Kupës së
Maqedonisë luhet të mërkurën në orën 20:00 në stadiumin “Mlladost” në Strumicë.