Publikuar më 30 Јуни, 2020 në Dokumentet, Liga e Parë e Maqedonisë, Liga e Dytë e Maqedonisë, Lajme
Shtabi
kryesor koordinativ për kriza për sigurimin e koordinimit të plotë në lidhje me
parandalimin e futjes dhe përhapjes së koronavirusit COVID-19 në mbledhjen e
mbajtur më 30 qershor rishikoi dhe miratoi Protokollin e plotësuar të FFM-së për
zbatimin e masave për mbrojtje nga COVID-19 gjatë zhvillimit të seancave stërvitore
të klubeve dhe zhvillimit të ndeshjeve.
“Shtëpia e futbollit”, të njejtin e ndau me klubet vendore dhe të gjithë janë të detyruar të zbatojnë pa kushte udhëzimet, rekomandimet dhe masat e shkruara në Protokoll në drejtim të mbrojtjes së shëndetit të të gjithë palëve të kyçura në lojën e futbollit.
Në vazhdim mund të shkarkoni protokollin zyrtar për zbatimin e masave për mbrojtje nga COVID-19 gjatë seancave stërvitore të klubeve dhe zhvillimit të ndeshjeve, i miratuar në seancën e 88-të të Shtabit kryesor koordinues për kriza për sigurim të koordinimit të plotë në lidhje me futjen dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19.