Publikuar më 13 Мај, 2016 në Lajme
Në fazën e parë të projektit u implementua edukimi për
zhvillim praktitk, me të cilin u përfshinë 35 trajnerë të cilët tani më punojnë
në futbollin e femrave apo që do të donin të punojnë me futbollin e femrave në
të ardhmen.
Instruktorja e UEFA-së, Ana Sinjol e cila për herë të dytë qëndron në Maqedoni si eksperte për zhvillim të futbollit të femrave kishte për detyre për në dy ditë të seminarit të pranishmëve t’ua bart përvojën e saj nga teknikat modern të futbollit përmes punës teorike dhe praktike.
Më shumë se gjysma e të pranishmëve në seminar ishin trajnerë potencial të futbollit të femrave, nga të cilët një pjesë e madhe ende janë futbolliste aktive në Ligën e Parë të futbollit të femrave, si dhe në përfaqësuesen A të Maqedonisë.
“Më vjen shumë mirë që sërish jam në Maqedoni dhe pas vetëm një viti mund të shof përparim të madh. Për dallim nga seminari që u mbajt vitin e kaluar, ky seminar është shumë më i vizituar dhe freski e vërtetë është prania e kaq femrave. Kjo tregon se gratë mund të identifikojnë mundësi për zhvillim të karrierave të tyre në futboll edhe pas përfundimit të karrierës aktive si futbolliste. Unë jam dashamire e madhe e lojës së futbollit dhe edhe pse do të mund të isha trajnere në një ekip meshkujsh me Pro Licencën që posedoj, asnjëherë nuk do të isha larguar nga futbolli i femrave. Unë jam seleksionuese e përfaqësueses së femrave të Skocisë tani më 10-të vite, mirëpo përkundër asaj se jam seleksionuese në masë të madhe puna ime përbëhet me përgatitjen e planeve strategjike për zhvillim në të ardhmen. Besoni nuk është lehtë të arrihet suksesi dhe kjo nuk arrihet brenda natës. Gjithmonë kur do të shihni se një përfaqësuese e femrave ka bërë një hap para, të jeni të sigurtë se pas tyre qëndrojnë shumë njerëz të përkushtuar të cilët kanë investuar mijëra orë punë të mundimshme. Unë personalisht i takoj një gjenerate më të vjetër e cila nuk kishte mundësi të luajë futboll profesional për femra, pasi thjesht nuk kishte klube, nuk kishte kurfarë kushtesh. Sot në Evropë punët janë shumë më ndryshe, gjithnjë e më shumë vajza kanë mundësinë të jenë pjesë e kësaj loje të shkëlqyeshme. Dhe nëse guxoj të paramendoj një dëshirë, ajo do të ishte që çdo vajzë gjithandej në botë të ketë mundësi të luajë futboll në pajtueshmëri me mundësitë e veta, dëshirave dhe aspiratave”, deklaroi Ana Sinjol.
Qendra për Edukim të trajnerëve pranë FFM-së është shumë e kënaqur që Ana Sinjol është sërisht te ne si instrukture për futbollin e femrave, pasi që ardhja e saj e parë si instruktore në Maqedoni vitin e kaluar, si dhe përvoja e saj në futbollin evropian për femra tregojnë për çfarë kualiteti bëhet fjalë. Gjithashtu interesi për këtë seminar ka tejkaluar pritjet dhe vetë fakti se në grup përveç trajnerëve që tani më punojnë në Ligën e Parë të femrave, kishte edhe 15-të vajza, prej të cilave 12-të muajin e ardhshëm do të vijnë në seminar për pajisje me UEFA B licencë. Kjo na jep të drejtë të shpresojmë në ditë më të mira në kuadrin e trajnerëve në futbollin e femrave.
Temat dhe përmbajtjet të cilat u prezantuan nga ana e Sinjolit ishin në kontekst të situatave reale dhe kërkesave të klubeve në futbollin e femrave në Maqedoni, si dhe në kontekst të mbrojtjes dhe tërheqjes së futbollisteve të reja në ekipet për grupmosha të skuadrave të femrave me çka do të mundësohet kontuinitet në klube.
Federata e futbollit të Maqedonisë në sezonin garues 2015/2016 nisi project për organizimin e turneve për femra të reja, në të cilat morrën pjesë 10 ekipe me vajza të moshës prej 12 deri 14 vjeçare. Me mbështetje të edukimit për trajnerët e femrave do të rriten mundësitë për të tërhequr numër sa më të madh të futbollisteve femra të cilat deri tani nuk kanë patur mundësi të kyçen aktiv në proecesin stërvitor.