Promovohet programi për futbollin në shkolla

Publikuar më 04 Март, 2022 Lajme


Sot në “Shtëpinë e Futbollit” u promovua programi i ri për zhvillimin e futbollit shkollor në mbarë vendin.

Në prezantimin e programit të ri ishin të pranishëm 30 koordinatorë rajonalë, të përfshirë drejtpërdrejt si përfaqësues të Federatës së Sporteve Shkollore.

Projekti i futbollit shkollor parasheh përfshirjen aktive të 76 shkollave fillore nga gjithë Maqedonia, me pjesëmarrjen e afër 5000 fëmijëve nga klasa e dytë deri në të pestën, prej të cilëve së paku 1000 janë vajza.

Në prezantim e këtij programi foli drejtori teknik i ekipeve të reja kombëtare në FFM, Zoran Stratev, i cili theksoi rëndësinë e futbollit shkollor si bazë për përfshirjen e ardhshme të drejtpërdrejtë të të rinjve në futboll, por edhe zhvillimin personal.

“Me të vërtet jemi të kënaqur që pas një pauze gati dy vjeçare për shkak të pandemisë, futbolli është rikthyer në shkolla. Ky projekt është një segment shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe zbulimin e lojtarëve të rinj. Futbolli shkollor është baza për përfshirjen e fëmijëve në futboll në përgjithësi. Nga ky lloj projekti mund të përfitojnë edhe klubet. Nëpërmjet projektit dhe sigurisht ndeshjeve që do të luhen, klubet kanë mundësi të përzgjedhin lojtarët e ardhshëm potencial në brezat e tyre. Kjo është një mënyrë për t'u imponuar fëmijëve vlerat e vërteta sportive, por edhe jetësore. Ne jetojmë në një epokë të teknologjisë moderne, sigurisht që nuk mundemi plotësisht, por të paktën të reduktojmë kohën që fëmijët kalojnë para kompjuterëve dhe telefonave”.

Programin e prezantoi Bojan Markoski, i cili është përgjegjës për aktivitetet bazë në federatë, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i ndau edhe aspektet organizative të programit, i cili do të zbatohet nga marsi deri në maj.

Kryetari i Komisionit Themelor të Futbollit të FFM-së, Marjan Stojkoski, shkollave të përfshira në projekt u dhuroi më shumë se 450 topa futbolli.





   
   
Reprezentacioni A