Promovohen ndryshimet në propozicione dhe rregulloret para kandidatëve për delegatë

Publikuar më 30 Јули, 2014 Lajme

Federata e futbollit të Maqedonisë sot në hotelin ‘Kontinental’ në Shkup organizoi tubim të kandidatëve për delegatë në ndeshjet e Ligës së Parë dhe të Dytë të futbollit të Maqedonisë për sezonin garues në 2014/15.

Në tubimin e delegatëve, presidenti i komisionit për gara të FFM-së, Vasko Dojçinovski detalisht sqaroi ndryshimet kryesore në propozicionet për sezonin e ri garues dhe rregulloret për ndeshjet e dy konkurencave. Potencimin e ndryshimeve për sezonin e ri, Federata e futbollit të Maqedonisë e realizoi me qëllim që delegatët të njihen me ndryshimet e predispozitave, të kuptojnë vlerën e ndryshimeve dhe të jenë orientuar vetëm drejt organizimi kualitativ i ndeshjve. Në pjesën profesionale të mbledhjes do të bëhet testimi i kandidatëve për delegatë për vërtetuar dhe rifreskuar njohuritë e tyre.

Në ligjeratat konstruktive e personave të shërbimeve juridike në federatë u kyç edhe presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski, i cili përmendi se është shumë me rëndësi ajo që si tetori do të mësohet në seminare, delegatët ta implementojnë në praktikë në ‘terenin e gjelbërt për lojë’.

Puna e delegatëve është e një rëndësie të madhe për organizimin kualitativ të ndeshjeve, si federatë do të kërkojmë që të respektohen principet në implementimin e ndryshimeve të bëra për sezonin e ri garues dhe pikërisht për këtë arsye bashkëpunimi është i patjetërsueshëm nëse në me të vërtetë duam të kontribuojmë për organizim sa më të mirë të ndeshjeve’, deklaroi Gjorgjioski.



   
   
Reprezentacioni A