Promovim i fushatës së re – Futbolli kundër diskriminimit

Publikuar më 04 Јуни, 2021 Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM), Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi (KPMD) dhe qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar firmosën memorandum për bashkëpunim të përbashkët në fushën e promovimit të barazisë, parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi në Republikën e Maqedonisë, duke rritur ndërgjegjësimin, informimin dhe edukimin e publikut.

FFM dhe Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi fillojnë me realizimin e projektit Promovim të barazisë në Maqedoni përmes fushatës “Futbolli kundër diskriminimit”.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini në promovimin e sotëm të fushatws, theksoi:

“Futbolli është një lojë që duhet të jetë në dispozicion për të gjithë, pavarësisht nga gjinia, kombi apo feja. A ka ndonjë aftësi të kufizuar, nga cili vend vjen apo si luan. Në futboll nuk ka vend për asnjë llojë tw diskriminimit. Loja jonë bashkon kombësi dhe fe të ndryshme.  

Ne dërgojmë një mesazh të fortë të mbështetjes për diversitetin dhe mundësitë e barabarta për të gjithë. Besoj se të gjithë përpiqemi drejt qëllimit që të bëjmë gjithçka, të flasim vetëm për futbollin pas ndeshjeve. Ne i themi me zë të lartë PO BARAZISË.

Këtë periudhë kur e gjithë vëmendja e publikut është përqëndruar te futbollistët dhe paraqitja jonë në Kampionatin Europian është një mundësi e mirë që sërish ta dërgojmë këtë mesazh”.

Presidentja e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, Vesna Bendevska, thotë që KPMD ka për detyrë të vendos për bashkëpunim me partnerë që të arrijë parimin e barazisë dhe për të promovuar parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

“FFM në aktivitetet e saj tashmë është një organizatë e dëshmuar me përgjegjësi shoqërore që merr pjesë në fushata të shumta që synojnë krijimin e një shoqërie më të mirë me mundësi të barabarta për të gjithë. Pandev, Ademi, Elmas dhe futbollistë të tjerë janë bërë sinonim i unitetit, miqësisë dhe respektit reciprok. Si Komision, ne besojmë se për momentin, ekipi përfaqësues i Maqedonisë në futboll është një shembull i vërtetë i ndërtimit të një kulture më të lartë të barazisë dhe mirëkuptimit ndërmjet të gjithë qytetarëve në Maqedoni”.

Drejtori i qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, Aleksandar Kërzhalovsi, institucion që e financoi fushatën dhe videot promovuese, tha se QMBN gjithmonë do të bëj përpjekje për mbështetje të projekteve të tilla ashtu siç i kanë realizuar në të kaluarën dhe synojnë të ngritin vetëdijën kundër çdo lloj diskriminimi, qoftë kombëtarë, gjinor, partiak ose ndonjë tjetër.  




   
   
Reprezentacioni A