Projekt i përbashkët i UEFA-së dhe FFM-së për zhvillimin e futbollit të femrave

Publikuar më 17 Септември, 2018 Lajme, Seminare


Federata e futbollit të Maqedonisë dhe UEFA në drejtim të përmirësimit të kualitetit të futbollit të femrave në Maqedoni edhe një herë kyçen në projekt të përbashkët për zhvillimin e këtij segmenti të lojës së futbollit.  

Për këtë qëllim edhe kësaj rradhe në projektin ‘Zhvillimi i trajnereve (femra) të futbollit, FFM dhe UEFA u morrën vesh të finansojnë trajnere-femra të cilat janë të interesuara për edukim dhe paisje me Diplomën B të UEFA-së. Në kuadër të këtij aksioni, UEFA do të mbulojë shpenizimet e kurseve dhe pajisjeve sportive, ndërsa FFM do të mbulojë kostot e akomodimit dhe materialet arsimore.

Me këtë rast i informojmë të gjithë të interesuarat për aplikim për tu bërë pjesë e këtij projekti duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme për regjistrimin në UEFA B Diplomë:

- Mosha të paktën 22 vjet (kopje e letërnjoftimit ose pasaportës)

- Të paktën arsimi i mesëm (kopje e diplomës)

- Të paktën 4 vjet përvojë në futboll aktiv në kategori të seniorëve (çertifikatë nga një klub futbolli-i kontrolluar në sistemin komet)

- Certifikata mjekësore ose certifikatë e vlefshme nga mjekësia sportive

- Dy fotografi

- Aplikim i plotësuar që gjendet në lidhëse të këtij lajmi

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për kandidatet është deri më 21 shtator 2018, në Qendrën për Edukim pranë FFM-së.

Më shumë informata rreth këtij projekti mund të merren në e-mailin: mario.gjurcinovski@ffm.com.mk

Aplikimi për Diplomën UEFA B 




   
   
Reprezentacioni A