Programi i FARE-s, java e luftës kundër racizmit dhe nacionalizmit

Publikuar më 13 Октомври, 2016 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë dhe Qendra e Maqedonisë për Kulturë dhe Zhvillim si koordinator nacional i FARE-s kanë prezantuar programin e këtij viti për aktivitete që lidhen me javën e aksioneve të FARE-s kundër nacionalizmit dhe racizmit në futboll. Në prezantimin e programës mes tjerëve morrën pjesë Enver Sulejmani-zëvendës sekretar i përgjithshëm i Federatës së futbollit të Maqedonisë dhe Nelko Nelkovski-kryetar i Qendrës së Maqedonisë për Kulturë dhe Zhvillim dhe Koordinator nacional i FARE-s.

“FFM jep mbështetje të plotë gjithë aktiviteteve që kanë të bëjnë me fer-plejin dhe luftën kundër dhunës, nacionalizmit dhe racizmit në terenet e futbollit. Ne si federatë jemi të detyruar të kujdesemi për tejkalimin e gjithë llojeve të parregullsive dhe shfaqejeve negative. FFM në mënyrë aktive merr pjesë në programën e UEFA-së kundër racizmit dhe diskriminimit në futboll, ndërsa shprehim kënaqësinë tonë nga bashkëpunimi me QMKZH. Ftojmë gjithë së bashku, futbollistë, klube, tifozët, arbitrat, shoqatat joqeveritare dhe gjithë qytetarët të kontribuojmë për zhvillimin e kulturës së animit në vendin tonë dhe të bëhemi shembull për sjellje të denjë”, deklaroi Sulejmani.

“Java e aksioneve të FARE-s për luftë kundër dhunës në terenet sportive, nacionalizmit dhe racizmit organizohet në më shumë se 50-të vende dhe në të marrin pjesë më shumë se 270-të organizata, klube futbolli dhe federate të futbollit nga gjithë kontinenti i Europës. Qëllimi thelbësor i kapanjës është që rregullisht, çdo tetor të tërhiqet vëmendja e gjithë opinionit sportive për rëndësinë e fer-plejit dhe për marëdhënie aktive në tejkalimin e gjithë llojeve të dhunës dhe diskriminimit në terenet sportive. Këtë vit, temë e kampanjës janë refugjatët dhe kyçja e tyre përmes futbollit në integrimin më të lehtë në mjedisin e ri. Në Europë tani më ka 1 000 000 refugjatë dhe organizatat e futbollit dhe asosiacione nga më shumë se 20-të vende tani më kanë aktivitete konkrete për kyçjen e tyre në shoqëri përmes futbollit”, u shpreh -kryetar i Qendrës së Maqedonisë për Kulturë dhe Zhvillim, Nelko Nelkovski.

Si aktivitet këtë vit, QMKSH dhe FFM organizojnë tregimin e kartonit të kuq dhe shpalosjen e parullave, para fillimit të gjithë ndeshjeve  të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, në ët cilat do të shkruajë “NACIONALIZMI DHE RACIZMI JASHTA FUTBOLLIT”. 



   
   
Reprezentacioni A