Prezantohet fanella e re e përfaqësueses së Maqedonisë

Publikuar më 21 Март, 2023 Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe partneri teknik JAKO prezantojnë fanellën e re të ekipit të futbollit të Maqedonisë.


Dielli i veçantë i theksuar në gjoksin e lojtarëve pasqyron energjinë dhe krenarinë e Maqedonisë në mënyrë moderne. Dizajni i fanellës së re i mbetet besnik trashëgimisë së futbollit vendor, ndërsa fanella rezervë në ngjyrë të bardhë dhe të verdhë është një tjetër interpretim i dizajnit për lojtarët dhe tifozët.

Ekipi jonë përfaqësues merr një tjetër variant të tretë të fanellave në ngjyrë të errët që thekson më shumë diellin dhe krenarinë e vendit.

Shkronjat elegante të mbiemrave dhe numrave në fanella janë në frymën e historisë dhe traditës sonë, pasi janë të frymëzuara nga alfabeti cirilik.

Jam jashtëzakonisht krenar që kam privilegjin të vesh fanellën e bukur të Maqedonisë. Mezi pres të vesh fanellën e re që ndjek traditën e njohur. Fanella jonë me diell është ndër më të njohurat dhe jam i sigurt se do të jetë shumë e pëlqyer nga tifozët tanë”, tha kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Stefan Ristovski.

Futbollistet do ta veshin fanellën e re të përfaqësueses së Maqedonisë në ndeshjen e parë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian të vitit 2024 kundër Maltës në Arenën “Todor Proeski” më 23 mars në Shkup.




   
   
Reprezentacioni A