Press konferencë para ndeshjes me Kazakistanin

Publikuar më 03 Јуни, 2021 Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë nesër (4 qershor) do ta luajë ndeshjen e dytë kontrolluese kundër përfaqësueses së Kazakistanit para nisjes për në Bukuresht.

Igor Angellovski thotë që përfaqësuesja e Kazakistanit ka në dispozicion shumë futbollist të ri dhe nuk do të jetë kundërshtarë i lehtë.

“Bëhet fjalë për përfaqësuese që në formacionin e saj ka shumë futbollist të ri. Kazakistani zhvilloi një ndeshje të mirë kundër Ukrainës dhe arriti të barazoi 1:1. Ndeshja e nesërme do të jetë një test përgatitor para nisjes për në Bukuresht. Stefan Spirovski është mirë, ka zhvilluar stërvitjen dhe nesër do të paraqitet në lojë. Sa i përket Hasanit, në bisedime me ekipin mjekësor kemi vendosur që nesër mos të paraqitet në ndeshje, me qëllim që të rikuperohet për në Kampionatin Europian”, deklaroi Igor Angellovski.

Futbollisti i Napolit, Elif Elmas nuk e fsheh kënaqësinë që publiku u rikthye sërish në stadiume.

“Është ndjenjë e shkëlqyeshme kur luan para publikut. Ashtu si kam thënë edhe më herët, Maqedonia çdo herë luan për fitore, ashtu ishte edhe kundër Sllovenisë, ashtu do të jetë edhe nesër. Kazakistani është përfaqësuese që duhet vlerësuar, nesër do të japim gjithçka nga vetja dhe të përgatitemi në mënyrën më të mirë për Kampionatin Europian” ka thënë Elif Elmas.

Ndeshja kundër Kazakistanit do të luhet nesër me fillim nga ora 18:00 në arenën “Todor Proeski”.



   
   
Reprezentacioni A