Press konferencë para ndeshjes kontrolluese me Slloveninë

Publikuar më 31 Мај, 2021 Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë nesër me fillim nga ora 18:00 në arenën “Todor Proeski” do ta zhvillojë ndeshjen kontrolluese kundër Sllovenisë.

Ndeshja ndaj Sllovenisë do të jetë një nga dy ndeshjet kontrolluese para nisjes për në Bukuresht në Kampionatin Europian.

Seleksionuesi Igor Angellovski pret ndeshje të vështirë nesër kundër përfaqësueses sllovene.

“Sllovenia është përfaqësuese të cilën shumë mirë e njohim. Na pret një ndeshje interesante, shpresoj që ky takim do të jetë një përgatitje e mirë për atë që na pret në Bukuresht. Enis Bardhi ndjehet mirë, nuk ka simptome dhe me padurim e presim në formacion. Bëhet fjalë për një futbollist që është shumë i rëndësishmë për këtë ekip. Futbolli luhet për tifozët. Shpresoj dhe pres të vijnë tifozë në numër sa më të madh, ta përkrahin përfaqësuesen tonë dhe djemtë tanë, pasi ato e meritojnë”, ka thënë Igor Angellovski.


Stefan Ristovski thotë që Maqedonia është përfaqësuese që në çdo ndeshje luan për fitore.

“Po përgatitemi mirë, atmosfera në përfaqësuese është në nivel të lartë, nesër presim të zhvillojmë lojë të mirë dhe fitore. Maqedonia në çdo ndeshje luan për fitore. Futbolli për atë është aq i veçantë. Humbëm nga Austria, ndërsa arritëm që të fitojmë Gjermaninë në fushë mysafire. Formacionin e vendos seleksionuesi, por secili që do të paraqitet në fushë do të jap maksimumin dhe do të luftojë për fanellën e përfaqësueses”, ka thënë Stefan Ristovski.



   
   
Reprezentacioni A