Publikuar më 21 Март, 2024 në Lajme, Lajme
Seleksionuesi përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski dhe kapiteni Enis Bardhi, në një konferencë për media në bazën e ekipit në Antalia, për ndeshjen e nesërme kontrolluese kundër Moldavisë në stadiumin “Mardan” kanë ndarë pritshmëritë e tyre.
Bllagoja Milevski – seleksionues i Maqedonisë:
“Sigurisht që mund të shpreh kënaqësinë time për atë që kam parë këto tre ditë. Fatkeqësisht në këto dy ndeshje nuk do të jenë pjesë e skuadrës Isnik Alimi, Erdon Daci dhe Stefan Ashkovski. Pjesa tjetër janë gati për t'u vënë në funksion të ekipit. Fatkeqësisht, ne kemi lojtarë që nuk marrin fare kohë, por jemi mësuar me këtë.
“Më e rëndësishmja për mua është që ata të jenë të shëndetshëm dhe fizikisht të gatshëm, djemtë, pavarësisht nga forma e tyre konkurruese, gjithmonë japin maksimumin për Maqedoninë. Dhe këtë herë nuk është ndryshe, të gjithë janë të gatshëm të përgjigjen për atë që kërkohet prej tyre. Këto duele dhe ato të qershorit do t'i shfrytëzojmë maksimalisht për të provuar variante të reja taktike. Do të provojmë disa lojtarë në pozicione të reja dhe do të shohim se si do të shkojë. Ne do të përdorim ndeshjet me Moldavinë dhe Malin e Zi për të testuar forcat tona. Do t'u japim minuta të gjithë lojtarëve dhe do të testojmë edhe variante të reja”.
Enis Bardhi - kapiten i përfaqësueses së Maqedonisë
“Jemi grumbulluar pas disa muajve pauzë në përfaqësuese.
Besoj se jemi të gatshëm dhe mendoj që këtë herë shumica e lojtarëve kanë më shumë
minutazhë në ekipet e tyre. Forma e djemve besoj që është ne një nivel
fizikisht pak më të lartë dhe jemi përgatitur që ta shohim veten në këto dy miqësore,
të cilat do të na shërbejnë për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve dhe të përgatitemi
për ato sfida, që janë të rëndësishme për neve dhe të japim maksimumin”, ka thënë Enis Bardhi