Publikuar më 15 Јуни, 2023 në Lajme, Lajme
Në prag të ndeshjes së nesërme eliminatore për EURO 2024 ndërmjet Maqedonisë dhe Ukrainës në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, seleksionuesi i përfaqësueses tonë, Bllagoja Milevski dhe kapiteni, Stefan Ristovski, folën para gazetarëve në konferencë për media.
Blagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:
“Nga futbollistët që do të jenë në fushë presim që të japin maksimumin. Se kush do të performojë dhe sa do të luajë varet nga përgatitja fizike e secilit individ. Ajo që më bën të kënaqur në këtë periudhë të kaluar, nga 2 qershori e në vazhdim, mendoj se kemi arritur të bëjmë një bilanc nga ata që kanë përfunduar më vonë, me ata që kanë përfunduar kampionatet më herët. Të gjithë kanë gjak dhe dëshirë për këtë ndeshje dhe ky do të jetë një nga kushtet tona për ndeshjen me Ukrainën, do të jetë një garë maksimale dhe përgatitje fizike. Ne do të duhet të jemi në 100%, sepse Ukraina është një përfaqësuese jashtëzakonisht cilësore, si ekip dhe me individ".
“Kjo ndeshje do të jetë ndryshe nga ajo me Gjermaninë, mendoj mbi të gjitha në afrimin e Ukrainës, por kjo nuk do të thotë se nuk jemi gati. I kemi analizuar, kanë një seleksionues të ri, i kemi analizuar edhe nga ndeshja evropiane dhe ndeshjet e tjera, si dhe nga ndeshja me Gjermaninë. Përfundimi është se ato janë një përfaqësuese jashtëzakonisht e fortë. Edhe ne duhet të jemi në një nivel më të lartë se i yni, nëse duam një rezultat të pozitiv”.
Stefan Ristovski – kapiten i përfaqësueses A të Maqedonisë:
“Ukraina është një nga përfaqësueset që nga jashtë konsiderohet si “jo favorit”, por luajnë futboll të shkëlqyer. Ne luajtëm ndaj tyre në Kampionatin Evropian dhe treguam dy pjesë të ndryshme. Bëmë gabime që rivali i ndëshkoi. Nëse duam të shpresojmë për një rezultat të mirë, atëherë do të duhet të luajmë në maksimum tonë dhe na duhet një ndeshje perfekte.
- Nëse do diçka më shumë me të tilla përfaqësuese, nuk mund të mbrohesh thjesht, duhet të bëjmë diçka në sulm, për të mbajtur topin. Gjithçka është e mundur në futboll. Ne kemi nevojë për fokus maksimal nga minuta e parë deri në fund. Jemi gati dhe shpresoj që me mbështetjen e tifozëve, që do të jenë, të arrijmë një rezultat pozitiv”.