Publikuar më 07 Септември, 2020 në Lajme, UEFA Liga e Kombeve
Përfaqësuesja
e Maqedonisë sot ndodhet në Tbilisi, ku nesër nga ora 18:00 do të luaj kundër
Gjeorgjisë në ndeshjen e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Para stërvitjes
së sotme, seleksionuesi Igor Angellovski dhe kapiteni Goran Pandev në konferencën
zyrtare i treguan pritshmëritë për ndeshjen e nesërme.
“Të dyja përfaqësueset e nisën me fitore, nuk ka favorit kryesor në grup, ne filluam me tri pikë, presim ndeshje interesante dhe më i miri le të fitojë. Unë ekipin e tim e përgatis që të luaj në mënyrën më të mirë që mundet dhe të regjistrojmë rezultat pozitiv”, deklaroi seleksionuesi Angellovski, i cili shtoi se pret pikërisht në Gjeorgji të takohemi në finalen e plej of-it në Ligën e Kombeve.
“E filluam fazën e grupeve me fitore, por mendoj se nesër nuk jemi favorit. Gjithashtu besoj që nuk ka favorit të qartë për vendin e parë në grup. Të gjitha katër përfaqësueset kanë shanset e barabarta. Na pret ndeshje e vështirë, për shkak se Gjeorgjia ka përfaqësuese të mirë. Nuk mundem detajisht të flas për planin për ndeshjen e nesërme, por gjithmonë e përgatis ekipin që të luajm në mënyrën më të mirë. Do të mundohemi të tregojmë futboll të mirë. Do të doja të vijë sërish në nëntor këtu dhe të luajmë finalen e play off për KE 2020. Sidoqoftë, ne tani jemi fokusuar për ndeshjen e nesërme”, tha Angellovski.
“Tri pikët me Armeninë ishin të rëndësishme si për fillim. Në krahasim nga Shkupi, këtu kemi fushë më të mirë për lojë. Kemi ardhur për tri pikët, dua që ti fitojmë. Tek ne atmosfera është e shkëlqyeshme, asnjëherë nuk ka qenë në këtë nivel. Ne jemi të vetëdijshëm që nuk jemi 100% të përgatitur, por për këtë fanellë gjithmonë duhet të japim maksimumin dhe vetëm ashtu mund të arrijmë deri te rezultati i dëshiruar”, deklaroi kapiteni Goran Pandev.
Për shkak lëndimeve, seleksionuesi nuk mund të llogaritë në shërbimet e Ivan Triçkovskit dhe Kire Ristevskit.
Ndeshja ndërmjet Gjeorgjisë dhe Maqedonisë luhet nesër nga ora 18:00 në stadiumin “Dinamo Arena” të Tbilisit.