Presidenti Muamed Sejdini zhvillon takim pune me kryetarin e Komunës së Manastirit

Publikuar më 18 Април, 2023 Lajme


Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Vlladimir Gashevski dhe Zllatko Talevski, sot kanë pasur takim pune me kryetarin e Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski.

Në takim u diskutuan disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me kushtet infrastrukturore për mbarëvajtjen e futbollit në Manastir.

Ndër çështjet prioritare, theksi kryesor u vu në vendosjen e ndriçimit me reflektor në stadiumin "Petar Milloshevski" në Manastir, të ofruar nga FFM në kuadër të programit "Hat-trick katër". Në takim u ra dakord që në periudhën në vijim të finalizohen procedurat e nevojshme dhe të vendosen reflektorët dhe të vihen në funksion në muajin qershor.

Përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë shprehën gatishmëri për të mbështetur komunën e Manastirit për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të reja të futbollit, ndër të cilat si veçanërisht i rëndësishëm u veçua projekti për rindërtimin e tribunës jugore, me të cilin do të përmbyllet projekti për stadiumin në Manastir.

“Kemi pasur një bisedë konstruktive me kryetarin Konjanovski dhe vërtet besoj se mund të ndihmojmë shumë njëri-tjetrin për zhvillimin e futbollit dhe infrastrukturës në Manastir.

Me projektin e mëparshëm nga programi “hat-trick”, tashmë kemi rikonstruktuar plotësisht fushën duke vendosur një sistem modern dhe pas përfundimit të procedurës do të nisë edhe instalimi i prozhektorëve në stadium, të cilin presim që  të jetë në funksion tashmë në qershor.

Një projekt shumë më i madh dhe më domethënës është rindërtimi i tribunës jugore, por kam besim se së bashku mund të bëjmë gjëra të reja të mëdha për stadiumin në Manastir, si një nga qendrat tona më të mëdha të futbollit.

Lidhja Komunale e Futbollit - Manastir është një nga më të mëdhenjtë në vendin tonë dhe falë punës dhe përkushtimit të tyre, futbolli është gjuhë e përbashkët për ne në kuptimin e vërtetë dhe me njerëzit menaxhues në vetëqeverisjen lokale. Dhe kjo është e rëndësishme për përmirësimin e kushteve dhe përparimin. “Komuna e Manastirit është shembull i bashkëpunimit të mirë dhe konfirmim se vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të arrijmë atë që kemi synuar të arrijmë”, tha presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

I pari i Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski falënderoi Federatën e Futbollit të Maqedonisë për aktivitetet që janë realizuar deri më tani, duke theksuar se në periudhën e ardhshme komuna dhe në bashkëpunim me federatën do të marrin përsipër të kompletojnë infrastrukturën, e cila do të jetë krenair për qytetin dhe KF Pelisterin, si një nga klubet më të mëdha në futbollin vendor. 

Në takimin e sotëm mori pjesë edhe kryetari i klubit të futbollit, Pelisteri, Mitko Stojkovski, i cili theksoi mbështetjen e madhe të komunitetit për klubin futbollistik dhe tregoi aktivitetet e klubit për stabilizimin e tij. Futbollisti ynë legjendar po ashtu theksoi ndihmën e madhe që ofron Federata e Futbollit të Maqedonisë për përmirësimin e kushteve në stadiumin e Manastirit, duke besuar se e njejta do të vazhdon edhe në të ardhmen.




   
   
Reprezentacioni A