Publikuar më 22 Јули, 2022 në Lajme
Në “Shtëpinë e Futbollit”, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, pati një takim pune me kryetarin e Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov.
Një nga temat që u diskutua me kryetarin e komunës së Strumicës ishte gjendja aktuale e funksionimit të klubeve nga ai rajon, potenciali i tyre (infrastrukturor dhe kuadro) dhe sigurisht mundësia e përparimit të klubeve të futbollit nga ky rajon.
Presidenti i FFM-së shprehu vendosmërinë e federatës për të kontribuar në përmirësimin e klimës së futbollit në rajonin lindor të vendit, në të njëjtën mënyrë që federata kontribuon në ngritjen e cilësisë në të gjitha Lidhjet Komunale të Futbollit.
Komuna e Strumicës ofron përkrahje të madhe dhe është dëshmuar se është mike e madhe e klubeve sportive, ndërsa kryetari Kostadinov konfirmoi se më e rëndësishme për ta është stabiliteti dhe përparimi i klubeve nga rajoni i Strumicës.