Publikuar më 10 Март, 2015 në Lajme
Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski në ‘Shtëpinë e futbollit’ zhvilloi takim pune me presidentin e Lidhjes së futbollit të Hungarisë, Shandor Çani. Në takimin me Gjorgjioskin, njeriu i parë i futbollit hungarez prezantoi programën e tij si kandidat për anëtar të Komitetit Egzekutiv të UEFA-së. Gara rajonale për klube që si iniciative dhe propozim deri te UEFA është prezantuar nga FFM-ja gjithashtu ishte temë bisede ndërmjet dy presidentëve.
“Në këtë takim kemi biseduar për shumë tema të futbollit. Presidenti i Lidhjes së futbollit të Hungarisë prezantoi programën e tij si një prej kandidatëve për anëtar të Komitetit Egzekutiv të UEFA-së, ndërsa shumë hapur dhe me sinqeritet kemi folur edhe për iniciativën tonë deri te UEFA për një garë rajonale për klube. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me Lidhjen e futbollit të Hungarisë dhe përmes programeve dhe projekteve të ndryshme tentojmë të thellojmë bashkëpunimin. Ata kanë përvojë të madhe në punën për edukim të trajnerëve dhe Akademive të futbollit, ndërsa ato janë një prej segmentëve më të rëndësishëm në punën tonë. Ndihma dhe përvoja e tyre në atë drejtim do të jetë në interesin tonë. Përfaqësueset tona të reja shumë shpesh janë mysafir apo vendas të përfaqësueseve të Hungarisë në kampet për stërvitje të dy federatave që është një dëshmi shtesë për bashkëpunimin e mirë. Shpresoj të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen”, deklaroi presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.