Publikuar më 07 Јуни, 2019 në Lajme
Në vigjilie të ndeshjes së sontme kualifikuese ndërmjet Maqedonisë dhe Polonisë në eliminatoret për EURO 2020 takim zyrtar kishin drejtuesit e dy federatave të përfaqësuara nga prsidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini dhe njeriu i parë i Asosiacionit të futbollit të Polonisë, Zbignjec Bonjek.
“Ne jemi krenarë që në anën tonë gjithmonë kemi mbështetjen e asosiacioneve të mëdha të futbollit, si që është rasti me Poloninë që është gjigand i futbollit botëror, si dhe presidenti i federatës polake, Zbignjev Bonjek. Është kënaqësi që kohëve të fundit me sy pozitiv shihet futbolli i Maqedonisë, ndërsa ne si kryesi gjithmonë do të jemi në promovimin e saj. Për ne është kënaqësi kur njerëz si Bonjek e vlerësojnë mundin tonë dhe me respekt e shikojnë në atë që punojmë. Mbështetjen që po na i japin është shumë e rëndësishme për ne. Thjeshtë ne e njohim vlerën dhe rolin e futbollit dhe luftojmë së bashku që ta përmirësojmë ambientin e futbollit”, ka thënë presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini. Në mbledhjen e përbashkët të pranishëm ishin njerëz të njohur të futbollit në Poloni, ndërsa Federatën e Futbollit të Maqedonisë përveç presidentit Sejdini e përfaqësuan edhe zëvendës presidenti Lazar Rakixhiev, sekretari gjeneral Filip Popovski, anëtari i Bordit Drejtues në FFM, Marjan Stojkoski dhe zëvendës sekretari gjeneral, Drilon Ganiu.