Publikuar më 14 Јуни, 2017 në Lajme
Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë,
Ilço Gjorgjioski bashkë me presidentin e UEFA-së Aleksandar Çeferin do të jenë
ndarës të trofeut dhe medaljeve në finalen e Super Kupës së UEFA-së ndërmjet
Real Madridit dhe Mançester Junajtedit që do të luhet më 8 gusht në Arenën
nacionale në Shkup.
Njeriu i parë i futbollit të Maqedonisë kishte takim me përfaqësuesit e Real Madridit dhe Mançester Junajtedit, Emilio Butragenjo dhe Luis Saha, të cilët ishin të pranishëm në takimin e parë me media me rasint e ndeshjes së madhe që e organizojmë në Shkup.
Yjet e mëdhenj të futbollit botëror sërish treguan bindje se ndeshja do të jetë spektakël i madh, ndërsa Federata e futbollit të Maqedonisë dhe qyteti i Shkupit do të jenë mikpritës të shkëlqyeshëm të ngjarjes.