Pres nga Angellovski dhe Ristovski para ndeshjes me Austrinë

Publikuar më 15 Ноември, 2019 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë Igor Angellovski dhe futbollisti Stefan Ristovski në konferencën zyrtare për shtyp kanë folur për pritjet e tyre nga ndeshja e nesërmet me Austrinë në eliminatoret për EURO 2020. 

Kemi probleme me formacionin, por kemi thënë se nuk do të ankohemi dhe ashtu do të jetë. Do të luajnë ata që janë gati për lojë dhe unë besoj te ata. Me gjasë do të ketë debutues, por nëse kjo është ndeshja e parë për ta, nuk don të thotë se nuk kanë kualitet. Jam i sigurtë se nesër të gjithë futbollistët do të japin maksimumin dhe do të japin më të mirën. Në këto ndeshje duam ta dëshmojmë cilësinë dhe të përgatitemi sa më mirë për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Austria ishte dominuese gjatë kualifikimeve, janë në prag të kualifikimit në Kampionatin Europian, por ne shofim punën tonë”, deklaroi seleksionuesi Igor Angellovski. 

Rivali ka formacion të fortë, por ne jemi të fokusuar të luajmë në nivel sa më të lartë dhe këtu kualifikime t’i mbyllim në mënyrën më të mirë, ashtu si kemi luajtur deri tani. Nëse duam Maqedonia të luajë në Kampionatin Europian, duhet të kuptojmë se secila ndeshje është e rëndësishme për ne. Sigurisht se kemi dëshirë dhe motive të luajmë sa më mirë në këtë moment. Kemi probleme, por besoj se ata që do të dalin në terren do të jenë në nivelin e duhur, me zemër. Gjithashtu mendoj se nuk mund të luajmë më keq se sa në ndeshjen e parë kundër Austrisë në Shkup”, tha Stefan Ristovski. 

Ndeshja Austri-Maqedoni luhet të shtunën në stadiumin “Ernst Happel” në Vienë, me fillim në orën 20:45 minuta. 



   
   
Reprezentacioni A