Pres konferencë para finales së Kupës së Maqedonisë

Publikuar më 19 Мај, 2023 Kupa e Maqedonisë, Lajme



Para nesh është finalja e 30 vjetorit të Kupës së Maqedonisë, ku takohen Makedonija Gjorçe Petrov dhe Struga Trim Lum.


Makedonija Gjorçe Petrov është mbrojtëse e trofeut të Kupës, ndërsa Struga Trim Lum do të jetë për herë të parë në historinë e saj në finale të Kupës. Kështu skuadra nga lagja Gjorçe e Shkupit do të kërkojnë trofeun e tretë, ndërsa struganët në ndeshjen debutuese finale presin trofeun e parë.

Në prag të ndeshjes së nesërme finale të Kupës së Maqedonisë, trajnerët dhe kapitenët e dy skuadrave mbajtën konferencë për media.


Goran Simov - trajner i Makedonija Gjorçe Petrov

"Ne do të luajmë në një fushë të mirë, kundër një kundërshtari të fortë. Shpresojmë që të jetë një ndeshje e bukur, një finale e vërtetë. Struga Trim Lum fitoi titullin në Ligën e Parë dhe ata kanë futbollist të shkëlqyer, disa prej tyre me shumë eksperiencë, të cilët fituan të gjitha trofetë e vendit. Jemi plotësisht të përgatitur për finalen, mendoj se  presioni do të jetë mbi kundërshtarin. Makedonija Gjorçe Petrov do të bëjë gjithçka për të mbajtur Kupën."


Filip Mishevski - kapiten i Makedonija Gjorçe Petrov

“Mendoj se fakti që kemi luajtur më shumë finale është një avantazh për ne. Do të jetë e vështirë, tre barazimet këtë sezon janë dëshmi se do të jetë ndeshje e pasigurt. Makedonija GJP si klub ka më shumë finale, por Struga Trim Lum është një ekip me përvojë dhe shumë cilësor. Do të bëjmë maksimumin për të fituar trofeun, nuk e fshehim që shkojmë për fitore”.


Shpëtim Duro, trajner i Struga Trim Lum 

”Nder dhe kënaqësi të luash, të jesh pjesë, të jesh trajner në një finale të Kupës së një vendi. Me atë që kanë treguar deri tani në këtë garë, të dy ekipet kanë merituar të jenë këtu. Struga doli kampione në kampionat, diçka e madhe për ne duke çuar trofeun në qytetin e Strugës, që ishte moment historik. Tani kemi mundësi për titull të dyfishtë dhe do të mundohemi ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Presim ndeshje të mirë, finale kualitative dhe gjithsesi pres fitore të ekipit tonë, Struga Trim&Lum”


Bunjamin Shabani, kapiten i Struga TL 

”Kur luhet një ndeshje e këtillë nuk të duhet motiv shtesë, pasi vetë vlera e ndeshjes të motivon mjaftueshëm. Jam krenar që jam pjesë e sukseseve më të mëdha në historinë e Strugës, para disa ditësh festuam titullin kampion dhe tani kemi mundësi edhe për trofeun e dytë, atë të Kupës. Ekipi nga Gjorçe Petrovi meriton respekt. Në kampionat kemi luajtur tre ndeshje mes veti dhe të gjita takimet përfunduan pa fitues, me shumë gjasa ky është tregues për një finale të paqartë. Megjithatë, ne jemi kampionë dhe sigurisht se duam edhe një trofe”.



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A