Publikuar më 09 Септември, 2024 në Lajme
Përfaqësuesja e Maqedonisë nesë do ta luaj duelin e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve ku do të përballet me Armeninë në Shkup.
Para ndeshjes së nesërme, para gazetarëve në një konferencë ka folur seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe portieri Stole Dimitrievski.
Blagoja Milevski - seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë
– Mendërisht asgjë nuk ka ndryshuar, duke i njohur futbollistët e mi, ata janë plotësisht të përgatitur për çdo sfidë të radhës.
– Nuk ka zhgënjim pas barazimit 1:1 me Ishujt Faroe. Pa nënvlerësuar përfaqësueset si Letonia dhe Ishujt Faroe, mendoj se për ne do të jenë vendimtare duelet me Armeninë në luftën për vendin e parë në grup.
– Nuk fituam në xhiron hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, por nuk ka dorëzim. Ndeshja me Ishujt Faroe është mbrapa, mendimet tona janë tërësisht të fokusuara te dueli me Armeninë.
- Roli ynë është gjithmonë i rëndësishëm, pavarësisht se me cilin ekip luajmë. Nga ne varet si do të luajmë nesër dhe nëse do të arrijmë rezultat pozitiv.
Stole Dimitrievski - portier i përfaqësueses A të Maqedonisë
- Si zëvendëskapiten i Maqedonisë jam maksimalisht i fokusuar dhe i motivuar që të luaj ndeshjen me Armeninë.
– Për ne më e rëndësishmja është të fitojmë nesër, për të rritur shanset për vendin e parë në grup.
– Në këtë moment më e rëndësishmja është ndeshja e nesërme ndaj Armenisë. Shpresoj që nesër të tregohemi në një nivel më të mirë, të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të shënojmë fitore.
– Fitorja është e vetmja gjë që dëshirojmë për ndeshjen e nesërme.
– Kemi analizuar shumë dhe jemi gati për ndeshjen e nesërme.