Pres konferencë në lidhje me njoftimin nga Agjencia për Rini dhe Sport dhe padinë e pranuar të FFM-së

Publikuar më 22 Јануари, 2021 Lajme


Ju sjellim tekstin integral të presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë në konferencën për media në lidhje me njoftimin nga Agjencia për Rini dhe Sport dhe procesin gjyqësor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Muamed Sejdini – president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë:

- Më së paku që dëshironim që në këtë kohë, në këto ditë që festohet në futbollin e Maqedonisë dhe rezultatet tona, ne të flasim për punë që nuk kanë të bëjnë me lojë, Ligën ose reprezentuesit, por ndonjëherë nuk keni zgjidhje.

Këtë press konferencë e kemi organizuar për një qëllim të vetëm.

Me fakte dhe vendime në fletë të tregojmë dhe të konfirmojmë se sa nuk dinë dhe sa nuk kanë turp për atë që nuk dinë.

Për atë, i dashur Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport, jepet përgjegjësi.

Gjatë ditës së djeshme, mora spekulime se përfaqësues të caktuar të klubeve nga Liga e Maqedonisë janë thirrur në institucionet shtetërore, të detyruar të nënshkruajnë disa mbështetje për bojkotin e Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, të shantazhuar nga shpërndarja e vauçerëve. Spekulimet shkuan aq larg sa që u përmend edhe emri i Kryeministrit të vendit tonë.

Refuzova të besoj në asi lloj “loja pa kufi” derisa nuk e lexova komunikatën e Agjencisë për Rini dhe Sport të publikuar në faqen zyrtare të tyre.

Në njoftimin nga Agjencia për Rini dhe Sport thuhet se gjatë inspektimit në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, janë përcaktuar një seri parregullsish në kundërshtim me Ligjin për Sportet.

Ata deklarojnë se vendimi u apelua dhe pas të gjitha procedurave institucionale dhe ligjore dhe afateve, ankesa u refuzua si e pabazuar nga Komisioni Shtetëror për vendosjen në shkallën e dytë në fushën e inspektimit dhe procedurës së kundërvajtjes, i cili e bëri vendimin përfundimtar dhe të ekzekutueshëm dhe kundër saj nuk lejohet ankesa.

Dhe tani kemi ardhur në pikën ku të gjithë duhet të kemi turp për mënyrën se si veprojnë disa institucione tona, në këtë rast organi më i lartë shtetëror për sportin.

E vërteta është që vendimi i komisionit të shkallës së dytë është përfundimtar dhe nuk ka të drejtë ankese kundër tij.

Federata e Futbollit e Maqedonisë, në përputhje me ligjet, ngriti një proces gjyqësor duke filluar një Mosmarrëveshje Administrative kundër komisionit shtetëror për të vendosur në shkallën e dytë në lidhje me Vendimin e saj.

Dhe meqenëse mënyra e komunikimit të tyre është “Unë dua, unë them - Unë nuk e di”, dhe ne jemi “të detyruar” të mbrohemi nga diçka që nuk është e vërtetë, këtu para jush dhe para gjithë publikut, unë shpall aktgjykimin nga padia e dorëzuar kundër vendimit të anuluar që Agjencia për Rini dhe Sport njoftoi se do të zbatojë.

Vendimi thotë se procesi gjyqësor i paditësit, Federatës së Futbollit të Maqedonisë PRANOHET, dhe Vendimi i Agjencisë për Rini dhe Sport ANULOHET.

Për këtë, i dashur Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencionit për Rini dhe Sport jepet përgjegjësi!

UEFA dhe FIFA janë njoftuar për këtë procedurë, duke ndjekur rastin nga momenti i kryerjes së inspektimit. Ata njoftohen për të gjitha vendimet dhe mënyrën në të cilën merren ato vendime.

Zoti na ruajt, askush nga ne nuk dëshiron, por ndjehem i detyruar të theksoj se një veprim i tillë mund të sjellë një “hap të madh”, por prapa për futbollin e Maqedonisë dhe ekipet tona përfaqësuese.

Arsyeja për këtë nuk do të jetë Federata e Futbollit të Maqedonisë, e as unë si president, por sjellja e turpshme dhe e verbër e individëve dhe institucioneve me qëllim që të vendosin dorë mbi Federatën e Futbollit të Maqedonisë.

Në fund, ju siguroj se Federata e Futbollit e Maqedonisë do të vazhdojë të kundërshtojë çdo presion që nuk vjen nga familja e futbollit. Ne jemi të hapur për bashkëpunim për gjithçka tjetër, në mënyrë që të vazhdojmë ëndrrën që po e jetojmë.



   
   
Reprezentacioni A