Pres konferencë me seleksionuesin Milevski dhe kapitenin Ristovski

Publikuar më 22 Март, 2023 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski dhe kapiteni Stefan Ristovski në një konferencë zyrtare për media kanë folur për pritjet nga ndeshja e nesërme kundër Maltës në Arenën “Todor Proeski”.


Blagoja Milevski - seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë

Sigurisht që analizat që bëmë ishin senga katër ndeshjet e fundit të Maltës, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të jetë kështu edhe në ndeshjen e ardhshme sepse ata kanë trajner të ri, por lojtarët janë të njejtët. Bëhet fjalë për një përfaqësuese cilësore, me karakteristika cilësore individuale të lojtarëve. Ne kemi respekt maksimal për kundërshtarin, por do të theksoj se gjithçka që do të ndodhë në ndeshje varet në masën më të madhe nga ne. Kur shoh djemt tonë, kam më shumë se besim se do të kemi një fillim të suksesshëm në këto kualifikuese. Por, në futbollin e sotëm, nuk ka favorit, ne do të duhet të bëjmë më të mirën tonë për sukses”.


“Liga e Kombeve erdhi pas kualifikimeve të shkëlqyera për Kupën e Botës në të cilat ne ishim të dytët për herë të parë në historinë tonë, pas dy ndeshjeve të jashtëzakonshme në balotazhin për Kupën e Botës, kështu që patëm probleme me skuadrën. Realiteti është se ne kemi 20 deri në 25 lojtarë që janë konkurrues, por fatkeqësisht nuk i kishim të gjithë lojtarët në dispozicion. Kemi shtuar 12 debutues që kanë nevojë për kohë për t'u ambientuar me gjithçka që kërkohet në përfaqësuese. Dhe ne i përdorëm ato ndeshje për të krijuar harmoni mes lojtarëve më të rinj dhe atyre me përvojë, dhe nga takimi në takim dukemi gjithnjë e më mirë si ekip. Prandaj, nuk shoh asnjë arsye pse të mos përparojmë. Ky është qëllimi kryesor dhe kemi edhe kundërshtarë që janë sfidë e vërtetë. Do të mundohemi të përgjigjemi në mënyrën më të mirë”.


Stefan Ristovski - kapiten i përfaqësueses A të Maqedonisë

Është një nga grupet më të vështira në këto kualifikime, ndërsa paraprakisht ne gjatë gjithë ciklit kemi pasur probleme me lëndime dhe nuk kemi qenë të kompletuar. Jemi një përzgjedhje që fatkeqësisht nuk kemi një listë të gjerë lojtarësh, por më vjen mirë që jemi të gjithë këtu për momentin dhe shpresoj që të jemi të shëndetshëm gjatë gjithë vitit. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne e njohim njëri-tjetrin mjaft mirë dhe kemi përvojë në këtë përfaqësuese.

“E kam thënë shumë herë që të gjithë rivalët janë kombëtare jashtëzakonisht cilësore, janë favoritët për titullin evropian Anglia dhe Italia, si dhe Ukraina që ka rezultate të shkëlqyera. Po ecim hap pas hapi, kemi një orar të mirë dhe nëse e hapim mirë me Maltën, do të kemi një shtytje në shpinë për ndeshjet e ardhshme”.



   
   
Reprezentacioni A