Publikuar më 09 Ноември, 2020 në Lajme
Portieri
reprezentues, Daniel Bozhinovski ka rezultuar pozitiv në testin për Covid 19
dhe nuk do të mund të jetë në formacionin e përfaqësueses ‘A’ të Maqedonisë për
ndeshjet e muajit nëntor kundër Gjeorgjisë (12 nëntor), Estonisë (15 nëntor)
dhe Armenisë (18 nëntor).
Portieri i Sileksit të dielën pas ardhjes në Shkup është testuar dhe menjëherë pasi u konfirmua rezultati pozitiv, Bozhinovski u largua nga hoteli pa pasur kontakt me personat tjerë të përfaqësueses, stafin teknik e futbollistët.
“Për fat të keq jam pozitiv në koronavirus dhe do të duhet të kalojë një periudhë në karantinë. Nuk kam simptome, po jam i detyruar të izolohem nga bashkëlojtarët për periudhën në vijim. Kolegëve reprezentues ju dëshirojë shumë sukses me synim që të luftojmë për një vend në Kampionatin Europian. Unë do të jem njëri nga përkrahësit më të mëdhenj”, ka deklaruar Daniel Bozhinovski.
Seleksionuesi i përfaqësueses ‘A’ , Igor Angellovski nuk do të bëjë ftesë për portier tjetër për ndeshjen me Gjeorgjinë, por e lë të hapur mundësinë që ta bëjë të njejtën për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Estonisë dhe Armenisë.