Pionerët e Vardarit fituan Kupën e Maqedonisë

Publikuar më 10 Мај, 2016 Lajme


Skuadra e pionerëve të Vardarit ka mundur Milanon me rezultat 3:1 në finalen e Kupës së Maqedonisë në kategori të pionerëve. Futbollistët e rinjë të lindur në vitin 2000 me meritë fituan trofeun pas asaj që treguan në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’ kundër formacionit kumanovar. 

Vardari avansoi në minutën e 35-të pasi Marko Gjorgjievski shfrytëzoi një pakujdesi në mbrojtjen e Milanos dhe me goditje të bukur realizoi në rrejtë të portierit Miftari. Paraprakisht, Vardari nuk shfrytëzoi dy mundësi të mira për të avansuar me anë të Dardhishtës dhe Gjorgjievskit.

Skuadra e Milanos u kthye në aspekt të rezultatit pasi Fitor Rexhepi shënoi gol të mrekullueshëm para fundit të pjesës së parë, pas pasimit të Visar Alijit. Pas 40-të minutave rezultati ishte baraz, 1:1.

Në pjesën e dytë, pionerët të Milanos të parët u kanosën drejt portës së Vardarit. Një prej lojtarët më të mirë të Milanos, Viar Aliji goditi shtyllën në minutën e 50-të dhe vetëm fati e shpëtoi Vardarin nga negativa.

Futbollistët e Vardarit megjithatë sërish rikthyen epërsinë në rezultat në minutën e 53-të. Ali Adem për mrekulli asistoi deri të Sait Bitiqi, i cili në tentimin e dytë realizoi për epërsi 2:1. Milano mundësinë më të mirë për të barazuar edhe një herë dhe për të sjellë paqartësi në rezultat e kishte përmes Betim Bajramit, ndërsa para fundit të ndeshjes Marko Gjorgjievski me golin e dytë personal e vulosi fitoren dhe trofeun për Vardarin.

FINALE KUPA E MAQEDONISË PËR PIONERË

VARDARI – MILANO 3:1 (1:1)

(1:0 Marko Gjorgjievski 35’, 1:1 Fitor Rexhepi 40’, 2:1 Sait Bitiqi 53’, 3:1 Marko Gjorgjievski 70’)

Qendra stërvitore “Petar Milloshevski” – Shkup

VARDARI: Malik Ziberi, Hristijan Petkovski, Gorjan Karkalashev-Trajkovski, Aleksandar Gjorgjievski, Elvir Ramiq, Krenar Dardhishta, Ali Adem, Marko Gjorgjievski, Jakup Berisha, Sait Bitiqi, Viktor Peshevski;

Në pankinë: Metodija Velkovski, Martin Filipovski, Marko Stojçevski, Nikolla Xurxu, Kristian Ristovski, Milan Blagojeviq, Jeton Shahini.

Trajner: Sasho Todorovski.

MILANO: Shkumbin Miftari, Elmedin Qaili, Shpëtim Nuredini, Festim Bilalli, Betim Bajrami, Burak Jakupi, Visar Aliji, Sokol Rexhepi, Labinot Jakupi, Fitor Rexhepi, Egzon Asani;

Në pankinë: Qazim Alili, Amar Jakupi, Burim Ebibi, Ibrahim Shabani, Visar Jusufi, Ibrahim Avdii, Lirim Alili.

Trajner: Xhelal Ademi.



   
   
Reprezentacioni A