Pionerët e rinjë të Shkupit shënuan fitore ndaj Rabotniçkit dhe fituan Kupën e Maqedonisë

Publikuar më 10 Мај, 2016 Lajme


Pinorët e rinjë të Shkupit kanë shënuar fitore 2:1 kundër Rabotniçkit në finalen e Kupës së Maqedonisë në konkurencë të pionerëve të rinjë. Futbollistët e drejtuar nga Jeton Musliu treguan lojë më të mirë, posaçërisht në pjesën e parë dhe me plotë meritë i’u gëzuan trofeut të Kupës së Maqedonisë në gjeneratën e tyre.

Në fillim të ndeshjes të dy ekipet lëshuan nga një rast të mirë për të shënuar. Në minutën e 26-të Shkupi avansoi 1:0 duke i’u falënderuar gjindshmërisë së Suhejl Muharemit në gjashtëmbëdhjetëmetërshin kundërshtar. I njëjti lojtar në minutën e 30-të shënoi për 2:0.

Në vazhdim të ndeshjes Rabotniçki luajti pak më mirë, mirëpo kjo nuk ishte e mjaftueshme për të fituar trofeun. Në minutën e 65-të Bozhidar Mitrevski arriti vetëm të zvogëlojë rezultatin e kundërshtarit në 2:1. Ky njëherit ishte edhe rezultati final i kësaj ndeshje. Deri në fund Rabotniçki u mundua të shënojë për barazim, mirëpo pa efekt.

FINALE KUPA E MAQEDONISË PËR PIONERË TË RINJË:

RABOTNIÇKI-SHKUPI 2:1 (2:0)

(1:0 Suhejl Muharemi 22`; 2:0 Suhejl Muharemi 30` 2:1 Bozhidar Mitrevski 65`)

Qendra stërvitore “Petar Milloshevski” – Shkup

RABOTNIÇKI: Kiril Petreski, Darko Kostovski, Nikolla Mizhovski, Nikollaj Melov, Boris Jakimovski, Bozhidar Mitrevski, Rilind Ajdini, Nikolla Andreski, David Toshevski, Dimitar Todorovski, Trajçe Peev.

Në pankinë: Nikolla Nikollov, Marko Andonovski, Leonid Jankullovski Redev, Jezdimir

Nedelkoviq, Hristijan Stojanovski, Damjan Masevski, Alen Liçina;

Trajner: Marjanço Andreski

SHKUPI: Jonuz Nuhi, Adis Osmanovski, Zaim Curi, Hasib Ibrahimi, Visar Imeri, Aldin Culi, Suhejl Muharemi, Agon Zuber, Farhudin Çengiq, Burim Aliti, Muhamed Ademi.

Në pankinë: Erden Sejdi, Memet Idrizi, Adem Sopa, Fisnik Zejnullai, Bilall Iseni, Shenoll Jashari, Agon Sefo.

Trajner: Jeton Musliu.



   
   
Reprezentacioni A