Publikuar më 26 Септември, 2024 në Lajme
Federata e Futbollit të Maqedonisë njofton opinionin se Komisioni për Gara në seancë të jashtëzakonshme pas shqyrtimit të raporteve dhe incizimeve nga ndeshja në kuadër të xhiros së 6-të të Ligës së Dytë të luajtur më 25.09.2024 në stadiumin e qytetit të Negotinës ndërmjet ekipeve të Vardar Negotino - Ohrid Lihnidos për shkak të sulmit fizik nga një person jozyrtar ndaj portierit të Ohrit Lihnidos, komisioni ka marrë vendim sipas nenit 94 të Rregullores së Garave të FFM-së për PEZULLIM të stadiumit të qytetit të Negotinës. Pezullimi hyn në fuqi menjëherë.