Publikuar më 27 Септември, 2024 në Lajme
Federata e Futbollit të Maqedonisë njofton se Komisioni i Garave të FFM-së në mbledhjen e sotme ka marrë vendim sipas neneve 41, 42 dhe 75 të Rregullores së Garave për PEZULLIM të stadiumit “BASHKIMI” Kumanovë për shkak të pranisë së personave jozyrtarë në fushë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Dytë ndërmjet skuadrave të KF Bashkimi - FC Bellasica e luajtur më 25.09.2024 në Kumanovë. Stadiumi “BASHKIMI” Kumanovë është i pezulluar deri në marrjen e një vendimi të ri . Pezullimi hyn në fuqi menjëherë.