Përvoja e parë ndërkombëtare për Akademinë e futbollit

Publikuar më 05 Март, 2015 Lajme

Paraleleja e futbollit të Akademisë së FFM-së nesër do të zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të turneut zhvillues për akademitë e futbollit që zhvillohet në Qipro.

Paralelja e Maqedonisë nga viti i parë (1999/2000) turneun do ta mbyllë me ndeshjen kundër Armenisë. Në dy përballjet e para kundër vendasve, Qipros dhe Gjeorgjisë Maqedonia regjistroi një fitore dhe një humbje. Në ndeshjen me Gjeorgjinë fituam 5:4 pas egzekutimit të penaltive, pasi pjesa e rregullut u mbyll me barazim 1:1. Në hapje të turneut, Qipro mundi Maqedoninë me rezultat 3:2.

Ndeshjet e Akademisë së futbollit të Maqedonisë në turneun zhvillues të UEFA-së janë vërtetim për përkushtimin e Federatës së futbollit të Maqedonsië që ka ndaj paraleleve të futbollit të Akademisë.

Si institucion udhëheqës i asaj natyre në Maqedoni, e formuar sipas shembullit të shumë shkollave të futbollit, Akademia e futbollit të FFM-së ka një qëllim të vetëm, nxënësit e saj ti përgatisë për periudhën që pason, si shkollë për të ardhmen. Qëllimi i këtij programi zhvillues është të prodhohen futbollistë më të mirë, të ndërtohet një përzierje e drejtë e edukimit sportiv, shkollor dhe jetësor, me çka do të sigurohet zhvillim kualitativ dhe teknik i kësaj programe.

“Ky është një projekt afatgjatë në nivel kombëtar, i cili gjithashtu do të siguronte lidhjen ndërmjet pjesëmarjes masive në sport dhe futbollit elitar për të rinj. Detyra themelore e Akademisë është të ndjek dhe përmes punës teorike dhe praktike të përcjellë te fëmijët njohuritë më të reja nga fusha e futbollit. Shumë e rëndësishme për FFM-në është kritika pozitive që merr Akademia nga programi për zhvillim i UEFA-së. Për ne është bukur të ndëgjojmë se vërehet përparimi në krahasim me disa muaj më parë. Më e rëndësishme është të promovojmë vlerat e UEFA-së përmes programit mësimor kualitativ, procesit stërvitor dhe strategjisë teknike  e cila është e rëndësishme në periudhën kur të rinjtë përballen me shumë sfida në teren dhe jashtë tij”, thotë Filip Popovski, sekretari gjeneral i FFM-së, i cili është pjesë e turneut zhvillues të UEFA-së në Qipro.

Sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski zhvilloi disa takime me përfaqësues të Lidhjes së futbollit të Qipros. Ai thotë se një prej temave për të cilat është biseduar është Kampionati Rajonal për klube të cilën FFM-ja e ka dorëzuar si propozim në UEFA.

“Për ne është me rëndësi fillimisht ta prezantojmë në mënyrë të duhur projektin për garën rajonale për klube, ndërsa pastaj të marrim vlerësim nga federatat e mbetura nëse propozimi është përmbajtës dhe nëse do të mundej në një të ardhme të afërt të bëhet realitet. Na gëzon fakti që federatat e huaja shprehen pozitivisht. Shpresoj në të ardhmen të marrim vërtetim praktik për të njëjtën”, deklaroi Popovski.



   
   
Reprezentacioni A