Publikuar më 15 Февруари, 2017 në Lajme
Të dielën më 19 shkurt 2017
fillon gjysmësezoni pranveror i Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë.
Ndeshja derbi do të luhet në Strumicë, pasi për shkak të punimeve me
rikonstruimin e terenit të stadiumit në Prilep, Pobeda do të presë Pelisterin në
stadiumin “Mlladost”. Në ndeshjet tjera përballen: Vardari-Shkupi (Telekom
Arena, Shkup), Bregallnica-Renova (Stadiumi i qytetit në Shtip), Makedonija
Gj.P.-Rabotniçki (Stadiumi në Gjorçe Petrov) dhe Shkëndija-Sileksi (Stadiumi i
qytetit në Tetovë).
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00.
Risi në pjesën pranverore për ndeshjet e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë do të jetë ajo se arbitrat dhe kontrollorët e ndeshjeve do të caktohen përmes shortit. Të premten në orën 12:00 në “Shtëpinë e futbollit” me short do të përcaktohen katërshet e arbitrave dhe kontrollorëve për ndeshjet e xhiros së 19-të.
Shortin për personat zyrtar mund ta ndiqni direkt në tv.ffm.mk
Në vazhdim mund të shihni procedurën e hedhjes së shortit për arbitrat në Ligën e parë.
Процедура за делегирање судии со извлекување.docx
FFM solli vendim për shtyrjen e startit të gjysmësezonit pranveror në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë për shtatë ditë. Në vend të 25 shkurtit, pjesa pranverore e sezonit do të nisë më 4 mars.
“Kemi marrë kërkesë zyrtare nga katër skuadra të Ligës së Dytë për të shtyrë startit e gjysmësezonit pranveror në Ligën e Dytë. Për shkak të tereneve të ngrira në Maqedoni dhe kushteve të këqija për përgatitje, një pjesë e skuadrave nuk ishin në mundësi të përgatiten si duhet. Pikërisht për këtë arsye, FFM pranoi kërkesën dhe vendosi që starti i gjysmësezonit pranveror në Ligën e Dytë të jetë më 4 mars”, u shpreh komesari për gara pranë FFM-së, Vasko Dojçinkovski.
Orari i plotë i ndeshjeve për pjesën pranverore të sezonit në Ligën e Parë mund ta shihni në vijim:
Распоред Прва МФЛ 2016-2017 пролетен дел.pdf