Publikuar më 26 Мај, 2017 në Lajme, Ligat e Fëmijëve
Ka përfunduar
edhe një sezon në Ligat e Fëmijëve të FFM-së. Në qendrën stërvitore të FFM-së,
u zhvilluan ndeshjet finale të Ligave të Fëmijëve për sezonin 2016/2017, pas
çka kemi mësuar emrat e kampionëve të ri të Maqedonisë në gjashtë kategori të
ndryshme të moshave (2004-2009).
Në atmosferë të bukur, kampionët e ri pranuan kupat dhe medaljet nga presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski, seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski, drejtori i përfaqësueses A të Maqedonisë, Sasha Qiriq dhe sekretari i përgjithshëm i FFM-së, FIlip Popovski.
Çmimet individuale për golashënuesin dhe portierin më të mirë në secilën gjeneratë i ndanë reprezentuesit e Maqedonisë, Stefan Spirovski dhe Filip Gaçevski, si dhe një pjesë e djemve të përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Igor Aleksovski, Boban Nikollov, Damjan Shishkovski dhe Kire Markoski.
Më poshtë mund të shihni rezultatet e arritura, si dhe emrat e fituesve të çmimeve individuale: