Publikuar më 02 Јуни, 2021 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja
U21 e Maqedonisë e udhëhequr nga seleksionuesi Blagoja Milevski ka zhvilluar përgatitjet
e fundit për ndeshjen kontrolluese me përfaqësuesen e Sllovenisë. Ndeshja do të
luhet me 3 qershor në “Terme Çatezh” të Sllovenisë.
Futbollistët tanë kundër Sllovenisë do ta kenë testin e fundit në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e Kampionatit Europian në Rumani dhe Gjeorgji, të cilat do të nisin në shtator të këtij viti.
Mesfushori i Maqedonisë dhe anëtar i skuadrës Zlate Moravçe, Tomç Grozdanovski ka thënë se Sllovenia është përfaqësuese kualitative.
“Gjithmonë është ndjenjë e veçant të luash për shtetin tënd. Është kënaqësi e jashtëzakonshme që jam pjesë e këtij ekipi të udhëhequr nga seleksionuesi Blagoja Milevsi. Kemi grup të shkëlqyeshëm me futbollist të rinj, të cilët e dijnë se sa vlen të mbahet në shpinë fanella e shtetit. I dëgjojmë këshillat e seleksionuesit, jemi të përgatitur të japim gjithçka nga vetja që ti plotësojmë dëshirat e tij. Na pret një ndeshje e vështirë kundër një përfaqësuese e cila ka kualitet dhe ka në dispozicion shumë futbollist të rinjë të mirë. Kjo për ne është një test i fundit para fillimit të eliminatoreve”, ka thënë Tomçe Grozdanovski.
Sulmuesi i Makedonija GJ.P. Arbi Vosha beson në kualitetin e përfaqësueses tonë dhe pret fitore.
“Po përgatitemi mirë për ndeshjen ndaj Sllovenisë. Funksionojmë si një grup, jemi të përgatitur të japim gjithçka nga vetja në çdo ndeshje që do ta luajmë dhe ashtu do të jetë edhe nesër. I dijmë kualitetet e Sllovenisë, përfaqësuese që duhet të respektuar, por ne nesër shkojmë për fitore. Pres ndeshje të mirë dhe shpresoj që do të tregohemi në nivelin e duhur”, ka thënë Arbi Vosha.
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ndeshjen e parë të eliminatoreve për Kampionatin Europian në Rumani dhe Gjeorgji do ta luaj kundër Francës me 2 shtator.