Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë, seleksionuesi Milevski publokoi listën për ndeshjen ndaj Sllovenisë

Publikuar më 21 Мај, 2021 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë me 3 qershor në “Terme Çatezh” do të luajë ndeshje kontrolluese kundër përfaqësueses së Sllovenisë.

Përgatitjet e përfaqësues tonë fillojnë me 26 maj, ndërsa do të ndahen në dy faza. Faza përzgjedhëse në të cilën Milevski do të vendosë cilët 24 futbollistë  që do të jenë pjesë e fazës kryesorë dhe ndeshjen ndaj Sllovenisë në fushë mysafire.

Seleksionuesi Blagoja Milevski ka bërë ftesë për këto futbollistë:

PORTIERË: David Denkovski (Bregallnica, Shtip), Damjan Serafimov (Makedonija GJ.P), Aleksandar Angjelkovski (Renova), Ivan Nikoloski (Vëllazërimi 77);

MBROJTJE: Filip Aleksovski (Makedonija GJ.P), Aleksandar Gjurkovski (Vardar), George Jankulov (Zheezniçar Pançevo), Filip Antovski (Slavija Sofi), Mario Mladenovski (Botev Plovdiv), Metju Bozhinovski (Melbur Viktori), Marko Stojçeski (Teleoptik), Bozhidar Mitrevski (Teteks), Besir Iseni (Struga Trim Lum), Ardian Beqiri (Drita), Antolij Petejçuk (Vardar);

MESFUSHORË: Agon Elezi (Varazhdin), Bojan Dimoski (Akademia Pandev), Besnik Ferati (Akademia Pandev), Eniz Fazlagiq (Zhilina), Florent Ramadani (Shkëndija), Luka Stankovski (Rabotniçki), Tomçe Grozdanovski (Zlate Moravçe), Luka Zdravkovski (KOM), David Manasievski (Sileks);

SULMUES: Marko Gjorgjievski (Vozhdovac), Mario Ilievski (Septemvri Sofi), Metodi Maksimov (Rabotniçki), Arbi Vosha (Makedonija GJ.P), Jakup Berisha (Shkupi), Amel Rustemoski (Grasshoper), Luka Trajkoski (Borec);


Blagoja Milevski – seleksionues i përfaqësues U21 të Maqedonisë:

“Ky grumbullim është i ndarë në dy pjesë. Nga 26 deri më 29 maj një pjesë e futbollistëve të ftuar do të aktivizohen në fazën e përzgjedhjes në përgatitje, ndërsa pjesën kryesore do ta punojmë deri në ndeshjen kontrolluese kundër Sllovenisë me 3 qershor. Vendosëm të punojmë në këtë hap për shkak se një pjesë e futbollistëve të cilit ishin pjesë e përfaqësueses në grumbullimin dhe ndeshjeve testuese në Turqi nuk treguan kualitet të mjaftueshëm, veçanarisht në mbrojtje dhe për këtë arsye jemi të detyruar të kërkojmë zgjidhje të ndryshme. Sipas planit në Slloveni do të udhëtojnë më së shumti 24 futbollist. Në këtë përfaqësuese tashmë i kemi futbollistë (16-të deri në 18-të futbollistë) të cilët e bëjnë pjesën kryesore të përfaqësues dhe shpresojë që pas këtij grumbullimi do ta kemi në total kush do të na udhëheq në ciklin e ri kualifikues. Ky është filtri i fundit dhe besoj që të gjithë marrin seriozisht detyrën e tyre”.  




   
   
Reprezentacioni A