Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Sllovenisë

Publikuar më 28 Мај, 2021 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë e udhëhequr nga seleksionuesi Blagoja Milevski para dy ditëve i ka nisur përgatitjet për ndeshjen kontrolluese me Slloveninë. Ndeshja do të luhet me 3 qershor në “Terme Çatezh”.

Një nga futbollistët kryesor të Maqedonisë U21, Filip Antovski thotë se në përfaqësuese udhëheq një atmosferë e shkëlqyeshme dhe beson në fitore.

“Na pret një ndeshje e vështirë kundër një kundërstari të fortë. Presim të luajmë ndeshje të mirë, shkojmë në Slloveni për fitore. Po vijojmë përgatitjet dhe në disponim të shkëlqyeshëm e presim këtë ndeshje. Atmosfera ne ekip është në nivelin e duhur, i ndëgjojmë këshillat e seleksionuesit tonë. Pres nga unë dhe bashkëlojtarët e mi të japim maksimumin në stërvitje dhe ndeshjen ndaj Sllovenisë dhe të përgatitemi mirë për sfidat që na presin në të ardhmen”, ka thënë Filip Antovski.

Futbollisti i Varazhdinit dhe anëtarë i përfaqësues U21, Agon Elezi pret fitore ndaj Sllovenisë.

“Besojmë në kualitetet tona, kemi komunikim të shkëlqyeshëm me seleksionuesin, përgatitjet po vijojnë mirë. Sllovenia është përfaqësuese e shkëlqyeshme, por qëllimi jonë është të luajmë ndeshje të mirë dhe të marrim fitore. I ndëgjojmë këshillat e seleksionuesit, funksionojmë si të jemi një dhe besoj se atë do ta tregojmë edhe në ndeshjen ndaj Sllovenisë”, ma thënë Agon Elezi.

Përgatitjet për përfaqësuesen tonē do të jenë të ndara në dy pjesë. Faza e përzgjedhjes, pas të cilës seleksionuesi Milevski do të vendos për 24 futbollist që do të jenë pjesë e fazës kryesore të përgatitjes dhe ndeshjes ndaj Sllovenisë në transfertë.




   
   
Reprezentacioni A