Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë, Arbi Vosha: Përgatitemi maksimalisht për fillim të eliminatoreve

Publikuar më 30 Август, 2021 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka filluar me përgatitje për ndeshjet eliminatore kundër Francës në Le Man me 2 shtator dhe kundër Serbisë me 7 shtator në stadiumin “Biljanini Izbori” në Ohër.

Seleksionuesi Dragi Kanatlarovski është duke u përballur me disa probleme për shkak të mungesës së Mario Mladenovski (Botev Plovdiv), Adrian Hajdari (Rapid Viena), dhe Dimitar Todorovski (Rabotniçki). Të tre futbollistët për shkak testit pozitiv në Covid-19 do të mungojnë në këto dy ndeshje kualifikuese për Kampionatin Europian 2023. Amel Rustemoski nga skuadra zvicerane Vil nuk do të mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë ndaj Francës për shkak të lëndimit në stërvitje me klubin e tij.

Arbi Vosha, reprezentues i Maqedonisë U21:

“Filluam me përgatitjet, shpresoj se do të jetë gjithçka në rregull deri në ndeshjen me Francën. Në dy stërvitjet e para i kemi realizuar idetë e seleksionuesit të ri, kemi komunikim të shkëlqyeshëm dhe po përpiqemi ti realizojmë idetë e tij”.

“Kemi ekip kualitativ, shpresojmë se do ti arrijmë objektivat para fillimit të këtij cikli kualifikues. Jemi të fokusuar maksimalisht në ndeshjen e parë me përfaqësuesen e Francës. Na pret një ndeshje e vështirë, por ky është futboll dhe gjithçka është e mundur. Shpresoj se do të paraqitemi në nivel të duhur dhe besojmë në rezultat pozitiv në fillim të eliminatoreve. Franca është favoritja kryesore në grup dhe është vështirë premtosh ndonjë rezultat. Kemi të drejtë të premtojmë se do të japim maksimumin nga mundësitë tona dhe atë do ta bëjmë”. 




   
   
Reprezentacioni A