Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë fiton ndaj Malit të Zi në ndeshjen e parë kontrolluese

Publikuar më 13 Април, 2021 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë ka marrë fitore kundër Malit të Zi në kuadër të ndeshjes së parë kontrolluese ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve.

Në kampin stërvitor “Petar Milloshevski”, futbollistët tanë luajtën ndeshje të mirë dhe me plot meritë morën fitoren me rezultat 2:0. Në 45 minutat e para nuk shfrytëzuam disa raste të mira për gol. Rezistencën e kundërshtarit e thyem në pjesën e dytë. Në minutën e 54-t, të përzgjedhurit e seleksionuesit Vlatko Grozdanovski përfituan penallti, ndërsa i sigurt nga pika e bardhë ishte Gregori Davkov. Shifrat finale për 2:0 i vulosi Behar Feta në minutën e 69-të. Përfaqësuesja jonë në këtë ndeshje nuk kishte disa nga reprezentuesit kryesor.

MAQEDONIA: 1. Stefan Tasev, 2. Dario Jovanovsi, 3. Gregori Davkov, 4. Samet Rexhepi, 5. Andrej Stojçevski, 6. Vane Kërstevski, 7. Behar Feta, 8. Hristijan Josifovski, 9. Mihail Talevski, 10. Oktaj Rakipi, 11. Lupçe Kudev;

MALI I ZI: 1. Ivan Radoviq, 2. Milan Radoviq, 5. Nikolla Vukotiq, 6. Nemanja Bozoviq, 8. Jovan Dashiq, 9. Viktor Xukanoviq, 10. Aleksa Cetkoviq, 11. Damjan Mugosha, 13. Kristijan Ernek, 14. Milun Jokoviq, 20. Vasilije Delibashiq;

Ndeshja e dytë kontrolluese ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve është përcaktuar me 15 prill me fillim në orën 11:00. 




   
   
Reprezentacioni A