Publikuar më 08 Јуни, 2021 në Lajme, Deri më 19 vjet Femra
Përfaqësuesja U19 e femrave të Maqedonisë e udhëhequr
nga Astrit Merko arriti të merr fitore minimale ndaj Shqipërisë në ndeshjen e
parë nga turneu ndërkombëtar “Bansko Pirin Womens Cup”.
Futbollistet tona regjistruan fitore me rezultat 1:0. Autore e golit të vetëm në ndeshjen e sotme ishte Olivera Çokleska në minutën e 13-të. Përfaqësuesja jonë zhvilloi një ndeshje të shkëlqyeshme dhe me plot meritë morën fitoren. Ndeshjen e dytë në këtë turne do ta luajmë me 14 qershor kundër nikoqirit, përfaqësueses së Bullgarisë.