Publikuar më 11 Февруари, 2022 në Lajme, Deri më 19 vjet Femra
Përfaqësuesja U19 e femrave të Maqedonisë me 14 shkurt
do të udhëtojë për në Antalia të Turqisë ku do të zhvillojë kamp stërvitor dhe
do të luajë tri ndeshje kontrolluese.
Ndeshjen e parë kontrolluese e kemi në program me 16 shkurt kundër Bjellorusisë, tre ditë më vonë luajmë ndeshjen e dytë ndaj Bjellurusisë, ndërsa testin e tretë e kemi me 22 shkurt përballë ekipit Zvezda Perm (2005) nga Rusia.
Seleksionuesi i përfaqësueses U19 të femrave të Maqedonisë, Astrit Merko për kampin stërvitor dhe përgatitjet në Antalia ka ftuar këto futbolliste:
Portiere: Berna Kabakçi (Berg, Holandë), Jana Luba Zvërlevska (Skopje 2014);
Mbrojtëse: Aleksandra Jovanovska (Borec), Edina Sulejmani (As Junajted), Ana Milçeska (Istatov 2015), Viktorija Nedeva (Tiverija), Mia Golovska (Skopje 2014), Sara Eftinxhiovska (Despina), Dajana Ristovska (As Junajted);
Mesfushore: Maja Stojanoviq (Reçica), Liljana Boshnakovska (Skopje 2014), Era Stebleva (As Junajted), Radica Vellkova (Tiverija), Angella Zafirovska (Shkëndija), Kristina Mojsoska (As Junajted);
Sulmuese: Tea Bozhinovska (Skopje 2014), Nikolina Petrovska (Top Gol), Olivera Çokleska (As Junajted), Bojana Petkova (Istatov 2015), Eda Dalipi (As Junajted), Angella Taseska (Hamarkulensbk, Suedi), Ivana Kuzmanovska (London Siti);