Përfaqësuesja U19 e femrave mundi Qipron

Publikuar më 13 Март, 2018 Lajme, Deri më 19 vjet Femra


Përfaqësuesja e U19 e Maqedonisë në konkurencë të femrave shënoi fitore 2:0 përballë Qipros në takimin e parë nga dy kontrollueset e parapara në terren mysafir. 

Golin e epërsisë për Maqedoninë U19 e shënoi Marija Belistojanoska në minutën e 28-të nga penaltia e fituar prej Rabija Dervishit. Dhjetë minuta më vonë (38’) fitoren e vashave të reja të Maqedonisë e siguroi Teodora Dimoska pas asistit të Dervishit.

QIPRO U19 – MAQEDONIA U 19 0:2 (0:2)

(0:1 Marija Belistojanoska 28`; 0:2 Teodora Dimoska 38`)

MAQEDONIA U19: Syarta Reçi, Dragana Gegova, Teodora Gjorgjievska, Marija Gjorgjievska, Hristina Joshevska, Nadica Kosteska, Rabija Dervishi, Teodora Dimoska, Ivana Nikollova, Marija Belistojanoska, Julija Zhiviq;

Luajtën edhe: Anita Petrovska, Sanja Mitrevska, Valentina Dalçevska, Teodora Petrovska, Sindis Pollozhani, Cvetanka Kostadinova, Jasmina Jovanovska.

“Zhvilluam ndeshje të mirë dhe dinamike në të cilën dominuam. Realizuam dy gola, ndërsa mundeshim të shënojmë edhe ndonjë gol. Jam i kënaqur me angazhimin dhe paraqitjen e futbollisteve të mija. Shpresoj të përgatitemi mirë dhe të marrim rezultat të mirë edhe në ndeshjen e dytë”, deklaroi seleksionuesi i Maqedonisë U19, Astrit Merko. 



   
   
Reprezentacioni A