Publikuar më 14 Февруари, 2024 në Lajme, Deri më 19 vjet Femra
Përfaqësuesja U19 e femrave të Maqedonisë do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese kundër Malit të Zi më 17 dhe 19 shkurt.
Dy ndeshjet kontrolluese do të luhen në Podgoricë të Malit të Zi.
Ndeshja e parë kontrolluese në program është më 17 shkurt me fillim nga ora 13:00.
Dy ditë më vonë, në orën 11:00 është parashikuar të nisë dueli i dytë kontrollues mes këtyre dy përfaqësueseve.
Seleksionuesi i Maqedonisë, Astrit Merko, ka vendosur të thërrasë futbollistët e mëposhtëm për dy ndeshjet kontrolluese ndaj Malit të Zi:
PORTIERËT:
Kristina Pavlovska, Shkëndija
Mia Petrovska, Bochum, Gjermani
MBROJTJA:
Matea Blazheska, Luboten
Katarina Petkova, Istatov
Slagjana Gjorgjieva, Tiveria
Rona Rustemi, Shkëndija
Eva Koneva, Istatov
Stefanija Veselinova, Kamenica
MESFUSHA:
Sara Mena, As United
Vaska Vasileva, Tiveria
Teodora Dalçevska, Ac United
Iva Josifova, Tiveria
Mia Velinova, Skopje
Ana Borizoska, Reçica
Nikica Trendova, Skopje
SULMI:
Vesa Sella, As United
Biljana Paneska, Tiveria
Eva Andonova, Kamenica
Jovana Pavlovska, Cevitana
Përfaqësuesja e Maqedonisë për femra deri në 19 vjeç sot zyrtarisht ka nisur përgatitjet në Shkup për dy ndeshjet e ardhshme kontrolluese ndaj Malit të Zi.